Brnabic nga Parisi: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte katastrofik

Brnabic nga Parisi: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte katastrofik

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic

PARIS- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ishte katastrofik. Brnabic ndodhet në Paris ku këtë deklaratë e ka bërë në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

Kryeministrja e Serbisë ka thënë se çështja e Kosovës do të jetë në fokus diskutimi në axhendën e saj dyditore në Paris. Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të sjellë probleme shumë të mëdha mes këtyre dy vendeve, gjëra të cilat nuk i duhen UNESCO.

“Këtu nuk është vendi për të diskutuar nëse Kosova, e cila nuk ka vend në OKB, e cila nuk është njohur nga gjysma e botës, duhet të jetë anëtare e kësaj organizate. Ne realisht këtë po e luftojmë çdo ditë dhe jemi për depolitizimin e qartë të UNESCO-s dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që institucionet e Prishtinës, si të tilla, nuk mund të jenë anëtare të UNESCO-s. Kështu që, pavarësisht lobimit të njërës apo tjetrës palë, besoj se do të jemi në gjendje të ruajmë statusin tonë në atë kuptim dhe të mbrohemi nga ato sulme. Mendoj se (anëtarësimi i Kosovës në UNESCO) do të ishte katastrofik. Mendoj se do të ishte një precedent i madh dhe dihet se do të na dërgonte në shumë çështje të tjera me përmasa globale që UNESCO-s nuk i duhen”, tha Brnabic.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/11/2021 03:48

    Ja dhe <<te zgjuarit>> e Ballkanit!Shume keq qe nuk e lejoni te futet ne UNESCO.Tani Kosova nuk ka per te mbajtur kurrefare pergjegjesie nese manastiret dhe objektet e tjera historike serbe ne <<Jeruzalemin>> tuaj degradohen me kalimin e kohes,sepse sado te restaurohen me fonde,heret a vone natyra merr kursin e saj,po te ishte anetare e UNESCO-s,do te ishte ndryshe.Shume keq,si gjithemone katarakti i nacionalizmit ju ka erresuar shikimin.

    Përgjigju
    • Arbër: 14/11/2021 16:37

      Manastiret në Dardani janë Shqiptare dhe kurr serbosllave nuk kan qenë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm