TIRANE - Gjatë pjesës së parë të intervistës së publikuar dje në Shqiptarja.com Zef Brozi, ish Kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri deri në vitin 1995, foli për rëndësinë historike të ndërmarrjes së Reformës për Drejtësi në vend.
Sot ai fokusohet në aspekte të tjera shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha gjurmë më la ky dialog me gjykatësen e Gjykatës së Lartë në SHBA në vitin 1994 gjatë një vizite të tij dhe të një ekipi gjykatësish shqiptar në SHBA.

( Në foto me Gjykatësen e Gjykatës së Lartë të SHBA, Sandra Day O'Connor, dalë në Dhjetor 1994 së bashku edhe me kolege të tjerë të Gjykatës së Kasacionit )
Nga reagimi i gjykatëses amerikane, pas pyetjes së bërë nga Zef Brozi, kuptojmë se sa larg dhe sa punë kemi për të bërë ne shqiptarët për të forcuar shtyllat tona të Demokracisë, po nga ana tjetër, ne shqiptarët mund t'ia dalim.
Sipas eksperiencës së tij gjithë këto vite në emigrim, por edhe sipas kronikave dhe fakteve, shqiptarët janë një popull me dëshirë për përmirësim dhe funksionojmë mrekullisht në respektimin e rregullave. Lexim të mbarë.
Jetoni prej vitesh nё Shtetet e Bashkuara qё pas largimit, ende jo shumё tё qartё pёr tё gjithё, nga Shqipёria. Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs kanё Drejtёsinё, sepse kanё rregullat, apo ёshtё njё kёrkesё e shoqёrisё amerikane dhe integritetit tё njerёzve?
"Janё disa faktorё sёbashku qё e kanё bёrё gjyqёsorin Amerikan model tё njё gjyqёsori tё pavarur, tё respektuar dhe mbrojtёs e garant të lirisё e demokracisё.
Pёr tё kuptuar se çfarё do tё thotё pavarёsi e gjyqёsorit nё Amerikё, po tregoj njё moment nga takimi nё Gjykatёn e Lartё tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё Dhjetor 1994 kur unё si Kryetar i Gjykatёs sё Kasacionit (sot quhet Gjykata e Lartё ) dhe disa kolegё tё tjerё patёm gjatё vizitё zyrtare nё Amerikё. Gjatё bisedёs me gjykatёsen e nderuar tё Gjykatёs sё Lartё tё ShBA, Sandra Day O’Connor, unё i bёra pyetjen: …Cfarё do tё bёnit ju si gjykatёse dhe si Gjykatё e Lartё nёse Presidenti Klinton ju telefonon dhe ju kёrkon një favor pёr njё çështje qё ju e keni nё gjykim?
Gjykatёsja O’Connor u përgjigj se nuk e kuptonte pyetjen. Meqenёse unё nё atё kohё nuk flisja Anglisht, e pёrsёrita pyetjen mё ngadalё dhё pёrkthyesja e perktheu mё me kujdes. Gjykatёsja O’Connor, edhe disi e nervozuar u pёrgjigj: “Kjo nuk mund tё ndodhё kurrё .” Por unё , duke dashur qё kolegёt e mi ta mёsonin nga vetё Gjykatёsja Amerikane se cfarё do tё thotё pavarёsi reale e gjykatёs, vendosa ta nevrikos edhe me tej Gjykatёsen e nderuar O’Connor dhe bёra pyetjen tjetёr, qё nё realitetin Amerikan natyrisht qё nuk mund tё imagjinohej, madje mund tё merrej edhe si provokim: Le ta supozojmё se kjo ndodh, pra le ta zёmё se President Klinton ju telefonon ju pёr çështjen në gjykim dhe ju kёrkon një favor, apo ju dikton si tё jetё vendimi juaj pёr atё cёshtje. Si do tё vepronit? Shumё e nevrikosur Gjykatёsja O’Connor u pёrgjigj shkurt “Then the President ëill be in big trouble” (Atëherë Presidenti do të ketё telashe të mëdhaja). Pak vite me vonё kur e kam takuar Gjykatёsen O’Connor në vitet 1996 e 1997 e kemi kujtuar takimin dhe bisedёn e mёsipёrme dhe i kam kёrkuar ndjesё qё qёllimisht e kisha nevrikosur me ato pyetje. Por ajo kishte mёsuar se çfarё kishte ndodhur me mua dhe Gjykatёn e Kasacionit dhe atëhere mё tha se e kishte mirё kuptuar edhe qёllimin e mirё tё pyetjeve tё mia.
Pёrgjigja e gjykatёses O’Connor ishte dhe mesazhi qё unё doja tё merrnin gjyqtarёt dhe gjithё politikanёt e zyrtarët e Shqipёrisё sё 1994-1995-ёs, tё njё Shqipёrie ku diktati, presioni, dhuna e terrori ndaj gjykatave ishin të gjithanёshëm, ndёrsa edhe vetё fjala pavarёsi e gjykatave ishte një fjalё e huaj dhe e papranueshme pёr Presidentin, politikanёt dhe qeveritarёt. Madje, fatkeqёsisht, edhe pёr shumё gjyqtarё, prokurorё e qytetarё".
Duke ndjekur ngjarjet e viteve tё fundit nё Shqipёri dhe katandisjen e Drejtёsisё nё kёtё ditё dhe dёshtimin e saj nё gjykimin e tё vёrtetёs ku i shihni problemet mё tё vё shtira alla shqiptare?
Problemi mё i madh dhe shumё shqetёsues ka qenё e mbetet mungesa e vullnetit real tё prokurorisё , gjyqёsorit dhe politikanёve pёr tё ndёshkuar krimin dhe korrupsionin e ish-zyrtarёve a pushtetarёve tё rangjeve tё larta. Pa ndryshuar me vepra konkrete kёtё vullnet dhe situatё, sado tё mira tё bёhen ligjet pёr reformёn nё drejtёsi, realisht reforma mund tё mbetet thjeshtё njё reformё nё letёr.
Besoj se njihni mirё prurjet profesionale nё Drejtёsinё shqiptare, njerёzit e Drejtёsisё dhe personalitetin e tyre? Mendoni se kemi profesionistё qё do ta rimёkёmbnin Drejtёsinё te ne?
Sot nё Shqipёri, pёrsa i pёrket pёrgatitjes teorike e profesionale ka edhe juristё mjaft tё pёrgatitur. Shkolla e Magjistraturёs po luan njё rol shumё tё madh nё kёtё aspekt dhe duhet pёrgёzuar e mbёshtetur.
Por pёr ndёrtimin e njё shteti ligjor vetёm pёrgatitja profesionale nuk mjafton. Pёr çdo institucion shtetёror e publik, shumё i rёndёsishëm ёshtё edhe integriteti i atyre qё punojnё e drejtojnё nё kёto institucione. Unё besoj se ka mjaft profesionistё tё ndershёm nё Shqipёri nё imigracion. Por pyetja shtrohet: A ka vullnet politika t’i zgjedhё e mbёshtesë ata? Asnjё tё mirё nuk sjell qendrimi a mentaliteti se nё Shqipёri tё gjithё ata qё punojnё nё institucione shtetёrore janё tё korruptuar, se nuk paska njerёz tё ndershёm, se edhe po tё vihen ata nё kёto detyra do behen si paraardhёsit, etj. Imigracioni mё ka dhёnё mundёsinё tё njoh e punoj me persona pothuajse nga gjithё bota dhe e them me shume sinqeritet se shqiptarёt janё ndёr njerёzit mё fisnikё. Shqiptarёt nё imigracion janё shumё punёtorё, prindёr tё pёrkushtuar dhe me kërkesa tё larta pёr njё jetё mё tё mirё. Shqiptarё te dashur kudo qё jeni : mjaft mё duke baltosur vetveten !
Nё shoqёrinё shqiptare flitet pёr Dosjet e kohёs sё regjimit, kur ndёrkohё pa drejtёsi dhe tё gjykuara keq ka dhe shumё dosje tё kohёve tona qё nga Gerdeci, 21 Janari, Firmat Piramidale, apo dosje korrupsioni... Mendoni se ka vend pёr tё rishikuar çёshtjet e gjykuara keq tё kohёs sё tranzicionit shqiptar, apo tashmё nuk duhen prekur.
Le tё shpresojmё se reformat nё drejtёsi e prokurori do t’u japin pёrgjigje pozitive edhe kёtyre çështjeve.
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Shtetet e Bashkuara, si gjithnjё, edhe kёtё herё janё njё arbitёr pёr Reformёn. Ju mendoni tё kontribuoni pёr rimёkёmbjen e Drejtёsisё me impenjime konkrete apo do tё preferoni tё vazhdoni jetёn dhe karrierёn nё Shtetet e Bashkuara?
Shqipёria ёshtё me fat qё akoma ka mbёshtetjen e jashtёzakonshme qё po i jep reformёs pёr Drejtёsinё Ambasadori Lu dhe qeveria Amerikane. Kjo na i forcon shpresat se reforma do tё bёhet, me ose pa ata qё po e kundёrshtojnё kёtё reformё. Kam pasur kёnaqёsinё tё takohem me Ambasadorin Lu dhe familjen e tij tё mrekullueshme dhe pёrfitoj nga rasti t’ju shpreh mirёnjohjen time dhe urimet mё tё mira pёr vitin 2016!
Pёrsa i pёrket pyetjes se cfarё roli mund tё luaj unё nё Shqipёri, dua tё theksoj se unё kam qenё, jam e do tё mbetem i lidhur pazgjidhshmёrisht me Shqipёrinё tonё tё dashur dhe do tё kontribuoj me pasion e pёrkushtim si tё jetё mёnyra mё e mirё dhe mё efektive. Edhe nё kёto vite si emigrant kam kontribuar me gjithçfarё kam pasur mundёsi pёr tё mirёn e Shqipёrisё. Vec takimeve nё institucionet shtetёrore e joshte-tёrore kёtu ne Amerike pёr cёshtjet lidhur me Shqipёrinё, janё me qindra, mbase edhe me mijё orёt qё kam bёrё (mё sё shumti nё orёt e natё sepse ditёn jam nё punё) duke shkruar artikujt qё i kam botuar gjatё kёtyre 20 viteve nё Shqipёri. Janё me dhjetra faqe propozimesh e sugjerimesh pёr projekt-ligje tё ndryshme qё ua kam nisur institucioneve, politikanёve tё te gjithё pёrkatesive politike, deputetёve dhe ekspertёve nё Shqipёri. E gjithё kjo kohё (e papaguar) i dedikohet pёrkushtimit dhe dashurisё qё unё kam pёr vendin tonё tё dashur. Gjatё viteve 2007-2010 kam ardhur dhe punuar e jetuar nё Shqipёri si nёpunёs Amerikan nё zbatimin e projektit tё USAID-it dhe vlerёsoj shumё bashkёpunimin efektiv qё patёm me institucionet shqiptare dhe ndёrkombёtare. Besoj shumё se ndryshime pozitive dhe progresiste bёhen aty ku ka vullnet tё mire dhe bashkёpunim korrekt tё Qeverisё , Parlamentit, dhe gjithё institucioneve tё tjera duke respektuar kompetencat dhe pavarёsinё e seicilit institucion dhe duke pasur si qёllim atё qё ёshtё e mirё pёr popullin dhe Shqipёrinё. Kushdo qё i besohet njё detyre publike duhet ta konsiderojё atё jo si njё punё e post per pёrfitime tё paligjshme personale, por si njё mision publik, si njё privilegj dhe shans qё i jepet pёr t’i shёrbyer popullit dhe kontribuar nё begatimin e Shqipёrisё . Unё kёshtu e kam konsideruar cdo detyrё qё mё ёshte besuar dhe ky mbetet vizioni e qёndrimi im edhe sot e nё tё ardhmen, kudo qё tё jem.
Dua tё shpresoj dhe uroj me gjithё zemёr qё 2016-ta tё jetё njё vit i mbarё dhe begatё pёr Shqipёrinё dhe tё gjithё shqiptarёt kudo qё ata janё!
Duke vlerёsuar rolin e madh tё medias dhe shtypit, uroj qё ato tё mbёshtesin fuqimisht reformёn nё drejtёsi, ndёrtimin e shtetit ligjor dhe gjyqёsorit tё pavarur.
Faleminderit ju Alba dhe gazetёs shqiptarja.com pёr intervistёn dhe mundёsinё qё mё dhatё tё shpreh disa opinione tё mia pёr çёshtjet qё mё pyetёt. Faleminderit, mirenjohje e respekt tё gjithё atyre qё patёn a do kenё durimin dhe vullnetin ta lexojnё kёtё intervistё aq tё gjatё.
Uashington, DC 12 Janar 2016
ME POSHTE PJESA E PARE E INTERVISTES SE PUBLIKUAR NE SHQIPTARJA.COM
TIRANE- Sa herë flitet për çështje të Drejtësisë në Shqipëri, edhe pse prej 21 vitesh ndodhet në Shtetet e Bashkuara, nuk mund të rrimë pa pyetur një personazh të veçantë: ish Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit deri në shtator të 1995, Zef Brozin. E sidomos tani, kur për herë të parë po flitet kaq shumë e po punohet kaq shumë për të bërë një Reformë në Drejtësi në Shqipëri, nuk mund të mos marrim mendimin e tij. Të kujtojmë për të rinjtë që nuk e njohin, që në vitet e para të Demokracisë në Shqipëri, atëherë kur shumë u nisën të ndryshojnë Shqipërinë të mbushur nga idealet e të dehur nga bukuria e shijimit të lirisë, se vetëm pak prej tyre i rezistuan presionit të pushtetit. Pak prej tyre kishin forcën t'i thonin "Jo" politikës. Zef Brozi, mirditori jurist, atëherë pedagog në Fakultetin e Drejtësisë e pjesëmarrës në protestat e Dhjetorit në krah të studentëve ishte njëri prej tyre.
Brozi është shembulli i gjallë i provave që pushteti i atëhershëm bëri mbi Drejtësinë për ta vënë nën kontroll një herë e mirë. Me largimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara në fund të 1995 ngjarjet rrodhën ashtu siç të gjithë i dimë. Sot kemi këtë Drejtësi. Por para se të nisim në disa ditë shtjellimin e intervistës, do të dëshiroja të rikujtoja disa pika kulminante të konfliktit tij si Kryetar i Kasacionit me ish-Presidentin e atëhershëm, pra me politikën.
- Në muajt e parë të 1994 të largët ish-Presidenti Berisha kërkoi që të shkarkoheshin disa gjyqtarë pasi sipas tij, kishte të dhëna për korrupsion. Brozi kërkoi të ndiqeshin procedurat ligjore dhe nuk pranoi që me urdhër të firmoste shkarkimin e tyre. Më pas të njëjtët gjyqtarë të akuzuar për korrupsion, u shpërblyen me poste të rëndësishme. Nisën konfikletet e para të Brozit me politikën.
- Gjithmonë në periudhën prill-nëntor 1994 një letër ndaj Ministrit të Brendshëm, për dijeni dhe Presidentit të Republikës, ku kërkohej që të hiqej dorë nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe të respektohej ligji. Ministria e Brendshme po bëhej një shtet brenda shtetit dhe Brozi kërkoi që të mërreshin masa për korrigjimin e këtyre metodave. Si përgjigje: akulli i marrëdhënieve.
- Përsëri në 1994 trupi gjykues i kryesuar nga Brozi i jep pafajësinë dy gazetarëve të arrestuar atëherë Franga e Leka. Brozi kishte marrë një vendim sipas ligjit, pa pyetur politikën.
- Refuzoi publikisht masakrimin që i ishte bërë Kushtetutës, ndryshime që më pas u hodhën poshtë me mençuri nga votimi popullor me Referendumin e famshëm të 1994. Pas humbjes së Referendumit nis një periudhë që Brozi e ka quajtur si "çmendja e shtetit".
- Pas kësaj sulmet dhe tentativat e politikës për ta hequr nga kreu i Kasacionit ishin të hapura. Në ditët e fundit të vitit, 29 dhjetor 1994 parlamenti tentoi t'i hiqte imunitetin pa e dëgjuar dhe informuar. "Si as në diktaturat më të egra", do të shprehej më vonë Brozi. Deputetët votojnë kundër. Arbnori i shkruan letër se nuk do të ndjekin procedura pa dëgjuar dhe versionin e tij.
- Me 8 shkurt 1995 ishte procesi i njohur si i 5 minoritarëve dhe do të gjykohej nga trupi i kryesuar nga Brozi. Politika i çoi fjalë të largohej e t'ua linte vendin gjyqtarëve të tjerë. Nuk pranoi. Atëherë edhe me këtë refuzim duke e bllokuar edhe të futet fizikisht në Kuvend me 31 janar u votua përsëri, por deputetët votuan për mosheqjen e imunitetit duke mbrojtur Zef Brozin.
- Nis një periudhë e errët për Brozin me përndjekje nga Shik. Më 21 shtator votohet shkarkimi i tij nga Kreu i Kasacionit. Atëherë, Azem Hajdari e denoncoi publikisht falsifikimin e votës.
- Më 12 nëntor 1995 Zef Brozi dhe bashkëshortja e tij, juriste gjithashtu, Diana Brozi largohen nga Shqipëria drejt Shteteve të bashkuara ku jetojnë dhe sot.
Veprimet, eksperiencat e drejtpërdrejta, flasin më shumë se 100 mijë fjalë. Prandaj sot, Zef Brozi, është një zë që duhet dëgjuar për çështje të Drejtësisë, pasi pak pas tij më vonë i rezistuan sulmeve tepër të ashpra që një pjesë e politikës e kishte për zanat të ushtronte me forcë.
Emri juaj ёshtё ndёr ato pak emra nё Drejtёsinё e brishtё shqiptare qё nё momente tё vёshtira diti t'i thotё "Jo" politikёs. Sa e rёndёsishmё ёshtё pavarёsia e Drejtёsisё nga Politika dhe sidomos nё Shqipёri?
"E thёnё shumё shkurt, demokracia mund të ndёrtohet dhe garantohet vetёm nё njё vend me gjyqёsor me integritet dhe tё pavarur nga politika e pushtetet e tjerё, njё gjyqёsor qё varet vetёm nga Kushtetuta, ligjet dhe provat e paraqitura nё çёshtjёn nё gjykim, njё gjyqёsor tё pёrgjegjshёm e me reputacion tё lartё dhe qё gёzon besimin e popullit. Pёr sa kohё qё nё Shqipёri gjyqёsori tё mos i ketё kёto cilёsi dhe arritje, Shqipёria do tё mbetet shumё larg sё qeni vend demokratik dhe shtet i sё drejtёs. Pra edhe hyrja si anёtar nё Bashkimin Europian do tё jetё mё e largёt. Dhe pasojat mё shumё bien e do tё rёndojnё mbi popullin e thjeshtё qё aspiron pёr drejtёsi.
Gjyqёsori nё Shqipёrinё e kёtyre 25 viteve ёshtё pikёrisht ashtu si e ka dashur dhe e ka bёrё politika: njё vegёl e bindur dhe e korruptuar e politikёs dhe e pushteteve tё tjerё. Edhe sot, edhe nё tё ardhmen, gjyqёsori qё po synohet te reformohet do tё jetё ashtu si tё jenё integriteti i gjyqesorit dhe vullneti politik, si do ta dojё dhe bёjё realisht politika. Pra, nёse Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti sot dhe nё vazhdim, duan realisht e sinqerisht njё gjyqёsor tё pavarur, mund dhe duhet ta ndёrtojnё si tё tillё dhe nё kёtё mёnyrё ata do tё vlerёsohen pёr shёrbimin nё tё mirё tё Shqipёrisё sonё tё dashur. Nёse disa politikanё po pёrpiqen ta lёnё drejtёsinё nё gjendjёn alarmante qё ёshtё sot, atyre u duhet treguar vendi i merituar si nga populli shqiptar, ashtu edhe nga qeveria Amerikane, Bashkimi Europian dhe institucionet ndёrkombёtare. Shqipёria ka vujatur mjaft dhe nuk mund tё lejojё tё mbetet edhe mё tej peng i disa politikanёve me duar tё pёrgjakura, por qё pёr fatin e keq tё Shqipёrisё po vazhdojnё tё jenё jo vetёm tё paprekshёm dhe tё pandёshkuar, por edhe tё privilegjuar. Sa mё larg kёtyre tё qёndrojnё edhe ndёrkombёtarёt, aq mё e besueshme dhe frutdhёnёse do jetё edhe ndihma e tyre. Vlerёsoj shumё mbeshtetjen dhe angazhimin e madh që Ambasadori Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian dhe disa ambasadorё te tjerё po i japin refomёs pёr Drejtёsinё dhe dua tё shpresoj se ata do tё gjejnё edhe mekanizmat e duhur pёr ndёshkimin dhe izolimin ndёrkombёtar e real tё atyre parlamentarёve e politikanёve qё janё kundёr apo do tё votojnё kundёr reformёs (pёrfshirё kёtu edhe abstenimin a mungesёn ditёn e votimit), vec te tjerash, edhe duke mos i lejuar pёr disa vite tё hyjnё në vendet e Bashkimit Europian dhe nё Amerikё. Kjo do ishte mbase më e lehta masё ndaj atyre, sepse tё mos pranosh reformёn nё drejtёsi do tё thotё tё jesh kundёr intёresave tё Shqipёrisё dhe angazhimit Amerikan e Europian nё kёtё reformё.
Besoni nё njё reformё tё Drejtёsisё nga Ekspertёt, apo e mendoni tё domosdoshme dhe tavolinёn politike?
"E kam ndjekur me shumë interes punën e ekspertëve për reformën e Drejtësisë dhe dua t’ju shpreh pёrgezimet e mia pёr punёn serioze qё kanё bёrё dhe mbёshtes shumicёn e zgjidhjeve qё kanё propozuar. Vlerёsoj faktin se pёr herё tё parё nё kёto 25 vjet, ka njё mazhorancё qё ka rёnё dakord dhe po punon me seriozitet pёr reformёn e drejtёsisё. Ndjej keqardhje që opozita, në vend qё tё ishte inisiatorja dhe mbёshtetёsja e fuqishme e kёsaj reforme, po bёn tё kundёrtёn. Por edhe mazhoranca duhet ta dёgjojё, fjala vjen, sugjerimin e drejtё tё opozitёs qё Ministria e Drejtesisё tё mos ketё asnjë pushtet mbi gjyqёsorin. Natyrisht që çdo proces ligjbёrёs ka dy anё shumё tё lidhura me njera-tjetrёn: aspektin politik dhe teknik. Politika ka caktuar ekspertёt dhe u ka dhёnё atyre orientimet, synimet dhe drejtimet e pёrgjithshme nё tё cilat ajo kёrkon tё mishёrojё projekt-ligji, pra projekt-reforma e drejtёsisё. Ekspertёt kanё realizuar teknikisht vullnetin politik tё shprehur nё nenet e projekt ligjit per reformёn nё drejtёsi. Nёse ndonjё parti zgjodhi tё mos dёrgojё ekpertё nё komisionin pёrkatёs, atёhёrё ajo nuk duhet tё lёjohet tё sabotojё e pengojё punёn e mёtejshme tё rishikimit të draftit nё frymёn e vёrejtjeve tё Komisionit tё Venecias. Nёse politika do pёrpiqet qё tё hedhё poshtё draftin e ekspertёve shqiptarё e ndёrkombёtarё duke synuar tё bёjё njё projekt tjetёr ndryshe nga projekti i paraqitur nga komisioni i ekspertёve, atёherё reforma nё drejtёsi ёshtё e rrezikuar tё mos bёhet, ose tё bastardohet dhe tё japё njё refomё-antireformё. Kёshtu ka ndodhur me projekt-Kushtetutёn nё vitin 1994, kur Presidenti i asaj kohe e hodhi në kosh tё plehrave punёn thuajse dyvjecare tё Komisionit tё Kushtetutёs, anёtar i tё cilit isha edhe unё, dhe nxitimthi krijoi njё grup tjetёr qё hartoi turravrap draftin tjetёr sipas diktatit tё Presidentit. Në një fushatë sa groteske aq edhe delirante, Presidenti nё Tetor e fillim Nëntori 1994 i serviri projekt-kushtetutёn pacavure popullit si njё dikument qё atij ia paska pasё bekuar vetё Zoti, Muhamedi, e Krishti. Pёr fatin e mirё tё Shqipёrisё, populli me mençurinё e tij e sfidoi diktatorin duke votuar kundёr Projekt-Kushtetutёs edhe pse nuk kishte lexuar asnjë fjalë tё saj.
Dua tё them se edhe pse larg Shqipёrisё, unё gjatё gjithё kёtyre 20 viteve kam dёrguar nё institucionet shqiptare sugjerimet e mia si pёr projekt-Kushtetutёn nё 1997-1998, reformёn zgjedhore qё nga viti 1996 e kёtej, projekt-ligjet e ndryshme, dhe sёfundi edhe pёr refomёn e Drejtёsisё qё filloi vitin e kaluar. Kam lexuar edhe vlerёsimet dhe sugjerimet e Komisionit tё Venecias, tё cilat besoj se ekspertёt po i marrin parasysh nё ripunimin e pёrpjekt-reformёs kushtetuese e ligjore pёr drejtёsinё. Meqenёse nё kёtё intervistё nuk ёshtё vendi tё jap nё detaje sugjerimet qe u kam derguar disa anetareve të komisionit perkatёs dhe disa deputetëve, shumë shkurtazi unё sugjeroj qё:
Nё kushtet kur nё Shqipёri gjyqësori nuk ka besimin e duhur nga populli dhe ёshtё i akuzuar pёr korrupsion, do ishte mirё qё gjyqtarёt tё mos ishin tё perjetshёm. Pra jo vetёm gjyqtarёt e Gjykatёs Kushtetuese dhe tё Gjykatёs sё Lartё tё jenë me afat, por edhe tё gjithё gjyqtarёt e tjerё tё jenё me mandate te caktuar. Me perfundimin e mandatit, gjyqtari i apelit dhe gjykatave tё tjera mё tё ulёta rivlerёsohet nga Komisioni pёrkatёs i Zgjedhjes sё Gjyqtarёve dhe mund tё rizgjidhet edhe pёr mandate tё tjera pa kufizim. Mbase pas shumë dekadash Shqipёria mund tё ketё krijuar kushtet qё gjyqtarёt tё jenё tё pёrjetshёm. Nё shumë shtete tё Amerikёs gjyqtarёt zgjidhen apo emёrohen pёr njё mandat tё caktuar (nё disa shtete ky mandate ёshtё 6 vjecar).
Edhe pёr arёsye ekonomike, Gjykata Kushtetuese të ketë 5 gjyqtarё. Kryetari i Gjykatёs se Lartё, Gjykatёs Kushtetuese, dhe i çdo gjykate tjetёr tё zgjidhet nga vetё gjyqtarёt e seiciles gjykate me votim të fshehtё, pёr njё mandat dy a tre vjeçar. Emёrimet e kryetarёve tё gjykatave nga KLD deri mё sot apo nga ndonjё organ tjetёr, kanё qenё dhe mund tё jenё edhe nё tё ardhmen njё mjet i ndikimit tё politikёs nё gjyqёsor.
Gjyqtarёt e Gjykatёs Kushtetuese, dhe tё Gjykates sё Lartё, dhe nёse do ketё edhe Gjykatё tё Lartё Administrative (qё mё duket institucion i tepёrt dhe qё do rёndojё buxhetin e shtetit pa tё drejtё), nёse do tё votohen nga Parlamenti, duhet tё zgjidhen me votim jo mё pak se 3/5 e numrit te gjithe deputeteve. Ndёrsa tё kёrkosh votim me 2/3 apo patjetёr me konsensus, do tё thotё tё krijosh krizё institucionale, pra moszgjedhje te gjyqtarёve dhe mosfunksionim te gjykatave.
Nё rishikimin e projektit duke marrё nё konsideratё edhe vёrejtjet e Komisionit tё Venecias, duhet tё eleminohet mundёsia e krizave institucionale nё zgjedhjen e gjyqtarёve dhe prokuroreve. Pra nёse institucioni që i lihet e drejta pёr tё zgjedhur a emëruar nuk e ushtron kёtё tё drejtë brenda afatit ligjor, ateherё emerimin a zgjedhjen e bёn organi tjetёr i caktuar nё ligj. Pёrvoja negative me emerimet dhe zgjedhjen e gjyqtareve tё Gjykatёs sё Lartё dhe Kushtetuese duhet tё shёrbejё si mёsim pёr tё mos lёnё mё shtigje ligjore pёr situate tё ngjashme nё tё ardhmen.
Mendoj se ekspertёt kanё dhёnё zgjidhje tё mirё edhe pёr prokurorinё, e sidomos pёr zgjedhjen e Prokurorit tё Pergjithshёm ndryshe nga sa ёshtё vepruar deri mё sot.
Ministri i Drejtёsisё nuk duhet tё marrë pjesё nё emёrimin apo gjykimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarёve. Inspektimi i Gjykatave nga dy inspektorate, pra nga Inspektorati i Ministrisё sё Drejtёsisё dhe ai i KLD ka treguar mangёsi serioze dhe dublikime. Mendoj se Ministri i Drejtёsisё nuk duhet tё ketё as Inspektorat pёr Gjykatat, por inspektimin e gjykatave ta bёjё organi i pavarur i parashikuar ne projektin e eksperteve.
Kancelarёt dhe gjithё stafin administrativ e ligjor nё tё gjitha gjykatat duhet ta emerojnё vetё gjykatat dhe jo organet e pushtetit ekzekutiv. Koha ka treguar se Ekzekutivi e ka pёrdorur emёrimin e Kancelarit dhe stafit tё gjykatave pёr tё ndёrhyrё nё punёt e gjyqёsorit. Kësaj praktike i duhet dhёnё fund me projekt-reformёn. Pra reforma në Drejtёsi duhet tё krijojё pavarёsinё funksionale, buxhetore dhe administrative tё gjyqёsorit.
Mendoj se meqenёse do bёhen ndryshime edhe nё Kushtetutё, vec tё tjerash, ёshtё mirё qё Presidenti tё zgjidhet nga populli pёr njё afat 4 vjecar me tё drejtё rizgjedhjeje vetёm pёr njё mandat tё dytё."
(vijon...)
/Shqiptarja.com