/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian premtoi sot dyfishimin e ndihmës, në 1,1 miliardë euro në vitin 2015 kundër 550 milionë eurove në vitin 2014, me qëllim për të lehtësuar vuajtjet e popullit sirian, në një konferencë të donatorëve të Kuvajtit.
"Përmasa e krizës siriane vë në provë kapacitetet e gjithë sistemit të ndihmës ndërkombëtare", theksoi komisioneri evropian për Ndihmën Humanitare, Christos Stylianides, cituar në një komunikatë.
"Nevojat janë të mëdha dhe një përpjekje e jashtëzakonshme është e nevojshme", shtoi ai.
Shuma totale e njoftuar, që arrin dyfishin e asaj të premtuar në vitin 2014, përfshin kontributet e vlerësuara nga 28 shtetet anëtare të BE-së./
/Shqiptarja.com