BRUKSEL - Bashkimi Evropian njoftoi sot hapjen e dy kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi, pavarësisht ndërprerjes së proceseve të zgjerimit nga Komisioni i ri.
"Kapitujt e rinj të hapur, 16 dhe 30, përqendrohen respektivisht mbi taksimin dhe marrëdhëniet e jashtme", sipas një komunikate të Këshillit, që përfaqëson 28 qeveri të BE-së.
Ky zhvillim e çon në 18 numrin e kapitujve që janë negociuar aktualisht, nga 35 të tillë.
Përsa i përket fiskalitetit, Mali i Zi do të duhet në mënyrë të veçanët të bëjë progrese domethënëse dhe të paraqesë një kalendar të detajuar për të qenë në të njëjtën linjë me legjislacionin evropian përsa i përket TVSH-së, dhe taksimit të drejtpërdrejtë dhe të drejtave të aksizës.
Përsa i përket marrëdhënieve të jashtme, Podgorica do të duhet të paraqesë një plan veprimi duke garantuar që marrëveshjet ndërkombëtare janë konform me kërkesat evropiane.
Mali i ZI kishte vendosur në muajin tetor të aplikonte sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për përfshirjen e saj në krizën ukrainase duke iu bashkuar politikës së huaj evropiane, që Serbia, edhe ajo vend kandidat, nuk pranoi.
Podgorica filloi në qershor të vitit 2012 negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, frenuar nga vonesat e vendit përsa i përket pavarësisë në drejtsi dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./ATSH/
/Shqiptarja.com