Këshilli për Çështjet e Jashtme i BE-së do të diskutojë nesër për Maqedoninë dhe do të dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me ngjarjet në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren, paralajmëroi shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.
"Evropa vepron bashkarisht. Të hënën, në Këshillin për Çështjet e Jashtme do të diskutojmë për Maqedoninë dhe ngjarjet atje, që duhet të çojë drejt pozicionit të vetëm e të përbashkët të të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së dhe për masat që duhet të marrim ", deklaroi Mitov për televizionin kombëtar bullgar.
Për komentet në Sofje rreth gjendjes së sigurisë në Maqedoni dhe paralajmërimeve për dërgimin e forcave shtesë në kufi, Mitov tha se për momentin nuk ka shkaqe për shqetësime serioze për sigurinë e Bullgarisë.
"I bëmë të gjitha analizat dhe jemi të gatshëm për çfarëdo lloj variantesh. Për ne, në rend të parë është tërësia territoriale dhe qetësia etnike në Maqedoni. Në Maqedoni, tensionime ndëretnike tani për tani nuk ka", theksoi shefi i diplomacisë bullgare./ atsh /
/Shqiptarja.com