Bashkimi Evropian do të përgatisë deri në qershor një plan veprimi mediatik për të penguar fushatat dezinformuese të Rusisë mbi konfliktin në Ukrainë, sipas përfundimit të projektit të samitit evropian parashikuar të enjten dhe të premten në Bruksel.
Presidentët dhe kryeministrat duhet sipas këtij teksti t'i kërkojnë përfaqësueses së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, të përgatisë një mekanizëm kundër propagandës duke nisur nga krijimi i një ekipi të komunikacionit, hapi i parë në këtë kuadër.
"Këshilli i Evropës nënvizon nevojën për të penguar fushatat dezinformuese të ndërmarra nga Rusia dhe fton shefen e diplomacisë evropiane, Mogherini në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së të përgatisë një plan veprimi të komunikimit strategjik për të mbështetur lirinë e fjalës", sipas tekstit që do të miratohet nga krerët evropianë.
Ky projekt kundër propagandës ishte diskutuar që prej disa muajsh brenda BE-së, përballë luftës mediatike të ndërmarrë nga Rusia rreth krizës ukrainase, në saj të stacioneve televizive publike shumëgjuhëshe që publikonin jashtë vendit./atsh/