Lista e zezë ruse është plotësisht arbitrare dhe e pajustifikuar, para së gjithash me mungesa të çdo lloj sqarimi dhe transparence, deklaroi sot një zëdhënëse e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
"Nuk ka asnjë informacion tjetër për bazën e saj ligjore, mbi kriteret dhe procesin e vendimmarrjes, në ndërkohë që Bashkimi Evropian është në kontakte të ngushta me vendet anëtare të përfshira", theksoi ajo.
"Përgjatë muajve të fundit disa politikanëve të BE-së u është ndaluar hyrja në kufirin rus me justifikimin nga ana e autoriteteve të Moskës se të sipërpërmendurit janë pjesë e një liste ndalimi", shtoi ajo.
"Dhe pas çdo refuzimi, vendet respektive kanë përsëritur kërkesën për transparencë mbi përmbajtjen e kësaj liste. Aktualisht ajo ka 89 emra", tha zëdhënësja.
Në ndërkohë, diplomacia ruse këmbëngul që Moska nuk është e detyruar të publikojë këtë listë me personalitetete politike, të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore për krizën ukrainase. Kjo listë u është dërguar ambasadave evropiane dhe në të nuk ka emra liderësh të rëndësishëm të unionit.//atsh/
/Shqiptarja.com