BRUKSEL - Drejtuesi i zonës euro, Jeroen Dijsselbloem i kërkoi sot Greqisë të punojë më shpejt me reformat duke akuzuar autoritetet e vendit se po humbin kohë që prej marrëveshjes së arritur në fund të muajit shkurt për zgjatjen deri në verë të programit të financimit.
"Shumë pak progrese janë bërë në dy javë, që prej takimit të fundit të Eurogrupit, nuk duhet të humbet kohë dhe duhet të fillojmë të diskutojmë seriozisht", konfirmoi Dijsselbloem, pas mbërritjes në një takim të ministrave të Financave të zonës euro në Bruksel.
"Zgjatja eprogramit të asistencës financiare është vetëm katër muaj dhe ora kthehet", theksoi ai.
"Ne jemi të gatshëm të japim një asistencë financiare për Greqinë me kusht që ajo të bëjë progrese në aplikimin e programit", nënvizoi Jeroen Dijsselbloem duke shtuar "ne po humbim shumë kohë".
Në fund të muajit shkurt, zona euro dhe kreditorët e Greqisë ranë dakord për një zgjatje prej katër muajsh të programit të financimit të vendit./ATSH/