BRUKSEL - Komisioni Evropian i kërkoi sot Ukrainës të pranonte propozimin rus për zgjatjen me tre uaj të marrëveshjes për blerjet e gazit rus për të plotësuar rezervat, njoftoi një prej zëdhënëseve.
Operatori ukrainas i gazit "Naftogaz" kërkoi zgjatjen e kësaj marrëveshje për një vit, por Gazprom e limitoi këtë zgjatje në tre muaj dhe presidenti rus e bëri të vlefshme dje këtë kërkesë.
"Kjo zgjidhje është e mirëpritur. Komisioni inkurajoi autoritetet ukrainase dhe Naftogaz për të pranuar këtë ofertë. Ajo do t'i mundësojë Ukrainës të plotësojnë rezervat duke filluar nga 1 prilli për t'u përgatitur për dimrin e ardhshëm", theksoi Anna-Kaisa Itkonen, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështjet e energjisë.
Stoqet ukrainase përbëjnë 7,7 miliardë metra kub më 31 mars, sipas të dhënave të Gaz Infrastructures Europe.
Marrëveshja me Gazpromin, arritur në muajin tetor 2013 në sfondin e krizës mes Kievit dhe Moskës, i mundëson Ukrainës të vazhdojë të blejë gaz rus, nga i cili ajo mbetet shumë e varur, me kusht për ta parapaguar.
Ukraina konsumon rreth 50 miliardë metra kub gaz në vit. Ajo prodhon 20 miliardë metra kub në territorin e saj dhe ka nevojë për furnizim nga jashtë për të paktën 30 miliardë metra kub./ATSH/
/Shqiptarja.com