Bruksel, Komisionerja në KE porosi Gjonajt: Zbatim më të shpejt Reformës në Drejtësi

Bruksel, Komisionerja në KE porosi Gjonajt: Zbatim më të shpejt Reformës në Drejtësi

Ministrja Etilda Gjonaj gjatë takimit në Bruksel

Revolucionare dhe shumë të guximshme, e ka konsideruar Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare, komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Europian, znj. Vera Jourova.

Gjatë një takimi që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi në Bruksel me Komisioneren Vera Jourova është diskutuar gjerësisht lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet e deritanishme në zbatimin e saj në praktikë.

Komisionerja Jourova i konsideroi përpjekjet për të reformuar sistemin e drejtësisë si mbresëlënëse dhe shprehu bindjen që Reforma në Drejtësi do të mbetet një ngjarje historike në zhvillimin e Shqipërisë. Ajo e siguroi Ministren Gjonaj për mbështetjen e Komisionit Europian në zbatimin e Reformës, si dhe e inkurajoi atë për të ecur me ritme sa më të shpejta në këtë drejtim.

Ministrja Gjonaj në përgjigje të interesimit të Komisioneres, foli gjerësisht për mënyrën se si institucionet e reja të drejtësisë do të jenë të pavarura nga ndikimi i politikës, kjo si rezultat i mekanizmave të ngritura, që garantojnë pavarësinë e organeve të reja.

Ministrja Gjonaj shprehu kënaqësinë që do të mirëpresë Komisioneren Jurova, në takimin ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve të BE-së dhe vendeve të rajonit në datat 4-5 tetor të këtij viti, i cili këtë herë do të mbahet në Tiranë. Kjo si shprehje e vlerësimit të progresit të arritur nga Shqipëria deri tani dhe rëndësisë që ka forcimi i shtetit të së drejtës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi i ministrave në tetor dhe vizita e Komisioneres Jurova do të shërbejë edhe si një mundësi e mirë, për nënshkrimin të marrëveshjes së bashkëpunimit me EUROJUST, me qëllim forcimin e përpjekjeve të autoriteteve Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Ministrja Gjonaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Grupit të Këshillit për Ballkanin Perëndimor (COWEB) ku pati mundësinë t'i njohë me rezultatet më të fundit të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Pjesë e vizitës dy ditore të Ministres Gjonaj do të jenë dhe takimet me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z.Christian Danielsson, si dhe një bashkëbisedim me organizatat e shoqërisë civile në Bruksel, organizuar nga Qendra e Politikave Europiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lell: 21/06/2018 16:42

    Ksaj thuaj bravo qe po e zbaton reformen se vallaj te ishte ndonje tjeter ne krye nuk do ishte zbatuar as 10% e ksaj qe eshte zbatuar per reformen duke pasur parasysh edhe te gjitha pengesat qe jane munduar ti bejn Luli me shok.

    Përgjigju
  • Bani: 21/06/2018 16:39

    Po nuk duhet tja thuash ksaj moj te keqen duhet tja thuash atij debilit qe eshte kryetar opozite se kjo e ka bere detyren e saj.

    Përgjigju
  • Emi: 21/06/2018 16:38

    Nje gje eshte fakt qe reforma ne drejtesi dhe zbatimi i saj do na i hapi dyert me boten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë