BRUKSEL, 15 shtator /ATSH-AFP/ - Terroristët e Shtetit Islamik janë antiperëndimorë brutalë, nënvizoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen duke shtuar se duhet një përgjigje ushtarake për të mundur këtë organizatë.
"Të gjithë aleatët janë të vendosur dhe të bashkuar kundër terrorizmit", konfirmoi Rasmussen gjatë një fjalimi të mbajtur në Bruksel me ftesë të institutit "Carnegie Europe".
"Ky grup (...) kërcënon shoqëritë tona të lira. Ata janë antiperëndimorë brutalë dhe të pamëshirshëm (...) Ata kërkojnë të kenë të gjitha mundësitë për të sulmuar vlerat tona dhe të imponojnë vizionin e tyre prapanik në botë", theksoi ai.
"Duhet një përgjigje ushtarake për të mundur dhe shkatërruar këtë organizatë", nënvizoi Rasmussen, ndërkohë që një konfencë ndërkombëtare do të mbledhë në Paris 20 vende për të përcaktuar rolin e secilit në koalicionin ndërkombëtar kërkuar nga Uashingtoni, që lufton që prej fillimit të muajit gusht këtë organizatë shumë të dhunshme nëpërmjet goditjeve ajrore në Irak.
"Ne jemi në vijën e frontit të një lufte të re mes tolerancës dhe fanatizmit, demokracisë dhe totalitarizmit, të shoqërive të hapura dhe të mbyllura", theksoi Rasmussen.
Rasmussen, i cili do të largohet nga posti i tij në fund të muajit, e përshkroi këtë si një epokë të re trazirash dhe revizionizmi, gjithashtu për shkak të qëndrimit agresiv të Rusisë në lindje të Evropës.
"Moska ka shkelur të gjitha rregullat dhe angazhimet që garantojnë paqen në Evropë dhe më gjerë që prej fundit të Luftës së Ftohtë", shtoi ai.
"Skema është evidente. Nga Moldavia në Gjeorgji dhe tashmë në Ukrainë, Rusia ka përdorur presionin ekonomik dhe veprimet ushtarake për të prodhuar paqendrueshmëri. Për të prodhuar konflikte dhe për të ulur pavarësinë e fqinjëve të saj", deklaroi Rasmussen.
"Ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar për të mbrojtur lirinë tonë në sajë të mbrojtjes kolektive mes aleatëve, principi bazë i NATO-s që kërkon që të gjithë anëtarët të replikojnë nëse njëri prej tyre është sulmuar", shtoi ai.
"Bota ka përfituar për dekada me radhë nga një urdhër ndërkombëtar tolerant duke asimiluar ekonominë e tregut dhe demokracinë (...) Këto vlera janë sot të kërcënuara për shkak të forcave dominuese", paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Ish-kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg do të zëvendësojë Rasmussen në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s duke nisur nga 1 tetori./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com