BRUKSEL, 19 maj /ATSH-ANSA/ - NATO-ja është e shqetësuar për manovrat ushtarake ruse në kufijtë e BE-së, pasi ato ulin transparencën dhe parashikueshmërinë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke nënvizuar se Rusia duhej të ishte më transparente për aktivitetet e saj ushtarake.
"Me Lavrovin diskutuam rëndësinë e transparencës dhe të parashikueshmërisë mbi të gjitha kur kemi një prani të shtuar ushtarake në kufij dhe kjo për NATO-n është shumë e rëndësishme për mënjanimin e incidenteve dhe daljen e situatës nga duart", theksoi Stoltenberg.
"Ne duhet të luftojmë për më shumë transparencë dhe parashikueshmëri", shtoi ai./ a.jor.