Mars është ndjekur në këtë garë nga Kendrick Lamar, i cili fitoi pesë çmime, përfshirë “Videoklipi më i mirë”, “Performanca më e mirë rap”, “Kënga më e mirë rap”, “Albumi më i mirë Rap”, dhe “Bashkëpunimi më i mirë rap”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka vijuar edhe me një peformancë të veçantë, ku Bruno e ftoi Cardi B për një performancë të stilit të viteve të ’90 me këngën “Finesse”. Emocione kanë shkaktuar edhe Kesha, me Cyndi Lauper, Camila Cabello. Protestat kanë qenë edhe për ata që kanë humbur jetën gjatë vetëvrasjeve.
Edicioni i 60-të i Grammy Aëards në Madison Square Garden është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Neë York, duke shkaktuar emocione të shumta, por edhe pakënaqësi. Është hera e parë që gjatë pesëmbëdhjetë viteve kjo ceremoni mbahet jashtë Los Angelos. Rita Ora, Lady Gaga, dhe Cyrus janë veshur me të zeza, ndërsa kanë mbajtur një trëndafil me ngjyrë të bardhë në mbështetje ndaj viktimave të abuzimit seksual.
Grupi i quajtur Voices in Entertainment, kryesuar nga Meg Harkins nga Roc Nation dhe Karen Rait nga Records Interscope, kryesoi iniciativën e frymëzuar nga fushata #TimesUp Por më befasuesja ka qenë video e Hillary Clinton, e cila lexoi një rresht ku shprehej hidhërimi për largimin nga Trump të ambasadorit të OKB-së, Nikki Haley.
[gallery]25432[/gallery]
Lista e plotë e fituesve të GRAMMY:
Regjistrimi i Vitit
“24K MAGIC” – BRUNO MARS
Albumi i Vitit
24K MAGIC – BRUNO MARS
Kënga më e mirë e Vitit
“That’s what i like” – Christopher Brody Brown, James Fauntleroy, Philip Lawrence, Bruno Mars, Ray Charles Mccullough ii, Jeremy Reeves, Ray Romulus & Jonathan Yip (Bruno Mars)
Artisti i ri më i mirë
ALESSIA CARA
Performanca më e mirë POP solo
“SHAPE OF YOU” – ED SHEERAN
Performanca më e mirë POP në grup
“FEEL IT STILL” – PORTUGAL. THE MAN
Albumi më i mirë vokal POP
÷ (DIVIDE) – ED SHEERAN
Regjistrimi më i mirë DANCE
“TONITE” – LCD SOUNDSYSTEM
Albumi më i mirë DANCE/ELECTRIC
3-D THE CATALOGUE – KRAFTWERK
Performanca më e mirë ROCK
“YOU WANT IT DARKER” – LEONARD COHEN
Performanca më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS
Performanca më e mirë tradicionale R&B
“REDBONE” – CHILDISH GAMBINO
Kënga më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS
Albumi më i mirë URBAN
STARBOY – THE WEEKND
Albumi më i mirë R&B
24K MAGIC – BRUNO MARS
Performanca më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR
Bashkëpunimi më i mirë RAP
“LOYALTY.” – KENDRICK LAMAR FEAT. RIHANNA
Kënga më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR
Albumi më i mirë RAP
DAMN. – KENDRICK LAMAR
Bashkëpunimi më i mirë për mediat vizuale
LA LA LAND – (Artistë të tjerë të ndryshëm)
Kënga më e mirë e realizuar për mediat vizuale
“HOW FAR I’LL GO” – AULI’I CRAVALHO
Producenti më i mirë i vitit, jo klasik
GREG KURSTIN
Videoklipi më i mirë
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR
d.c./shqiptarja.com

FOTO








