Brukseli është përfshirë nga trazirat që prej ditës së djeshme, kur Belgjika u mposht nga Maroku me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes, qindra marokenë të cilët po ndiqnin ndeshjen në ekranin e madh të qytetit kanë shpërthyer në festë. Kjo solli përplasje me tifozët e Belgjikës ndërsa festimet shpejt u përkshkallëzuan duke sjellë shkatërrime në masë të shkaktuara nga tifozët marokenë.
Policia belege ka arrestuar dhjetëra persona. Ndërsa lidhur me ngjarjet e ndodhura ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close i cili dënoi dhunën, duke shkruar në Tëitter se policia u detyrua të vepronte me ashpërsi.
"Ata nuk janë tifozë, ata janë rebelë. Tifozët marokenë janë atje për të festuar," tha Close.
Ndërkohë, në kryeqytetin maroken, Rabat, njerëzit u derdhën në rrugë për festime spontane.Kishte vallëzime, këndime dhe valëvitje të flamujve maroken, ndërsa shoferët i binin borive ndërsa po kalonin me makinë nëpër rrugët e Rabatit.
Fitorja e së dielës kundër Belgjikës ishte fitorja e parë e Marokut në një Kupë Bote që kur ata mundën Skocinë në 1998. Të dyja skuadrat kanë ende një shans për t'u avancuar në 16-shen e fundit të turneut në varësi të mënyrës se si do të shkojnë ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve, me Belgjikën që do të luajë me Kroacinë dhe Marokun do të luajë me Kanadanë.

B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
33.8%
-
Të gabuar
57.2%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 871
Lajme të tjera
-
Vrasja e shqiptarit në 2020 në Belgjikë që çmontoi trafikun e drogës! Kreu i bandës, pronar picerie! Pas ekzekutimit të tij u zbulua aktiviteti kriminal
29 Janar, 08:04
-
Antwerp, ‘kryeqyteti’ i drogës në Evropë ku gangsterët torturojnë rivalët me mjete mesjetare! Ish bossi: Dikur transportonim 20 tonë në javë
28 Janar, 17:36
-
BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi
25 Janar, 09:44
-
Udhëheqja ushtarake e NATO-s diskuton për Kosovën në Bruksel, fokusi garantimi i lëvizjes së lirë në të gjitha komuniteteve
19 Janar, 16:24
-
U kap duke u kthyer në Shqipëri me rreth 60 mijë euro bizhuteri të vjedhura, arrestohet një shqiptar në Belgjikë
18 Janar, 19:47
-
Kishin kryer disa grabitje, 3 shqiptarët në Belgjikë përplasin makinën teksa tentonin arratisjen! Policia i ndjek me helikopter, arrestohen dy persona
14 Janar, 19:18
-
Rikthehen diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën në Bruksel
12 Janar, 09:25
-
Në burg për korrupsion, pas shumë kërkesash, ish-nënkryetarja e PE-së takon vajzën dy vjeçare
6 Janar, 19:54
-
Goditje në zemër, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Arsenalit shtrohet në spital
30 Dhjetor 2022, 21:52
-
Akuzohen për vrasjen e një 24-vjeçari belg! Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë, babë e bir
29 Dhjetor 2022, 08:59
-
Transportonin 1.5 ton kokainë me vlerë 43 milionë euro, goditet grupi shqiptaro-rumun në Belgjikë! Në pranga 4 persona
21 Dhjetor 2022, 15:42
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, bashkëshorti i eurodeputetes greke: I bëra të gjitha për para, por nuk më duheshin! Lirojeni Evën
15 Dhjetor 2022, 11:27