/ATSH/- Ekonomia e Eurozonës, në tremujorin e tretë, shënoi një rritje prej 0.2%, duke reflektuar një përmirësim të lehtë, ndërkohë qe rruga e ripërtëritjes duket të jetë më e gjatë, vëren Banka e Shqiperise ne raportin e publikuar te enjten, 'Ecuaria e ekonomive ne Eurozone".
Sipas BSH-se, pritjet për vitin 2015, janë riparë të dobta në muajin janar te ketij viti. Ndersa aktiviteti ekonomik pritet të mbështetet nga kushtet e përmirësuara të financimit, rritja e konsumit, zhvlerësimi i monedhës euro dhe reformat strukturore të sektorit fiskal.
"Ambienti disinflacionist ka bërë që investimet dhe konsumi të shtyhen në kohë. Nga ana tjetër, rënia e shpejtë e çmimit të naftës pritet të rrisë të ardhurat e disponueshme për konsum. Vendimet e BQE-së lidhur me nisjen e një cikli të lehtësimit sasior, duhet të mbështesin rigjallërimin e qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe në vijim, edhe rritjen e çmimeve"-citon raporti.
Duke vijuar me treguesit ekonomik te vendeve te tjera, BSH-ja veren se, Kina pritet të rritet ne 2015, me ritëm më të ngadaltë se në vitin 2014. Aktiviteti i ekonomisë turke ka vijuar të reduktojë ritmin në tremujorin e tretë. Ngadalësimi i ekonomisë turke në tremujorin e dytë pritet të ndiqet nga ritme më të shpejta rritëse në tremujorët në vazhdim.
Aktiviteti ekonomik në Serbi do të vijojë të mbartë efektet negative të përmbytjeve në pjesën e parë të vitit, ndërkohë që Maqedonia vijon të jetë ekonomia me ecurinë më të mirë në rajon.
Sipas BSH-se, normat e inflacionit kanë shënuar rënie të përshpejtuar ndikuar më së tepërmi nga ulja e çmimit të naftës. Çmimet e mallrave kryesore pritet të ruajnë ecuri rënëse të paktën deri në pjesën e parë të vitit 2015.
/Shqiptarja.com