TIRANE - Banka e Shqipërisë konfirmoi në deklaratën e fundit të Këshillit Mbikqyrës të saj këndvështrimin pozitiv për rimëkëmbjen graduale të ekonomisë shqiptare.
Projeksionet dhe të dhënat paraprake të Bankës së Shqipërisë paralajmërojnë një rritje ekonomike pozitive në tremujorin e tretë të vitit, vlerësim ky që mbështetet sidomos nga ecuria pozitive e konsumit dhe e investimeve private. Të dhënat e deritanishme për tremujorin e tretë të vitit janë ende të pjesshme, por disa prej tyre janë domethënëse. Element i rëndësishëm është rikthimi i kreditimit në rritje vjetore pozitive pas një viti.
Sipas Bankës Qendrore, rënia e tremujorit të dytë është e përkohshme dhe e përqëndruar në disa sektorë të veçantë, tkurrja e të cilëve lidhet kryesisht me faktorë të ofertës dhe me efekte statistikore të krahasimit me një bazë të lartë në periudhën korresponduese të vitit të kaluar.
BSH-ja, raporton se portofoli i kredisë për ekonominë gjatë gjithë tremujorit të tretë qëndroi në rritje pozitive. Në fund të Shtatorit, kredia ishte në rritje me 1.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritja e kredisë bankare, sidomos në segmentin e bzineseve është një shenjë e ripërtëritjes së aktivitetit ekonomik dhe e projekteve të rejatë investimit. Rritja e investimeve mbështete edhe nga të dhënat e tregtisë së jashtme. Importet në grupin "Makineri, pajisje, pjesë këmbimi" për 9-mujorin u rritën me rreth 9.5% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ky është një tregues i përmirësimit të investimeve private, por ndërkohë rritje e importeve në tërësi dëshmon tërthorazi një përmirësim të kërkesës konsumatore.
Ndërsa treguesi i ndjesisë ekonomike i Bankës së Shqipërisë u rrit me 3.7 pikë kundejt tremujorit të dytë. Mbështetur në gjithë këta tregues, besohet se ekonomia shqiptare do t'i rikthehet rritjes në tremujorin e tretë të vitit./ATSH/
/Shqiptarja.com