/ATSH/- Banka e Shqipërisë, ka ndërhyrë në tregun e brendëshsëm valutor, gjatë tremujorit të katërt 2014, duke blerë 10.3 milionë euro me synim rritjen e rezervës së saj valutore.
Sipas njoftimit të publikur nga BSH-ja, në ankandin e organizuar në datën 11 dhjetor 2014, Banka Qendrore bleu në veprimet me bankat e nivelit të dytë, në total 10.3 milionë euro.
Ndërkohë që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ankandeve për blerjen e valutës për një periudhë 12-mujore me synim rritjen e rezervës së saj valutore.
Në kalendar u publikua organizimi i tre ankandeve për blerjen e 2-5 milionë euro, nga të cilët i pari u organizua në muajin dhjetor 2014, ndërsa dy të tjerë do të organizohen në prill 2015 dhe korrik 2015.
Sipas eksperteve te fushes, nderhyrja e Bankes Qendrore ne tregun e brendeshem te parese, ka per qellim rritjen e likujditet dhe ruajtjen e balancave ne kembim valutor sipas tregueseve te parashikuar nga BSH-ja.
/Shqiptarja.com