TIRANE- Banka e Shqipërisë prezantoi te merkuren për mediat raportin e politikës monetare për tre mujorin e tretë, ku konfirmoi optimizëm për kthim të rritjes ekonomike në vlera pozitive në gjysmën e dytë të vitit.
Sipas Bankës Qendrore, rënia e papritur e tremujorit të dytë i detyrohet faktorëve të përkohshëm dhe bazës krahasuese vjetore jonormale, me një tremujor elektoral. Por përmirësimi i kërkesës private është një element që do të kontribuojë në rikthimin e provcesit gradual të rritjes.
Megjithatë, ekspertët e departamentit të Politikës Monetare pranuan se rënia e tremujorit të dytë do të kërkojë një rishikim në ulje të projeksioneve për rritjen vjetore të vitit 2014.
Eksperti i ekonomisë, Genti Beqiri, ndan mendimin se ekonomia do t'i rikthehet rritjes gjatë vitit, por thotë se rikthimi i qëndrueshëm pranë niveleve potenciale të rritjes do të varet nga efikasiteti i reformave.
Banka Qendrore konfirmon se ekonomia po rritet nën potencialet e kërkesës dhe presioneve të dobëta inflacioniste, te cilat janë bazë për stimulimin ekonomisë në të ardhmen. /ATSH/
/Shqiptarja.com