BSH:Treguesi i pagës mesatare bie
5%,rritja ekonomike 6-mujorin e dytë

BSH:Treguesi i pagës mesatare bie<br />5%,rritja ekonomike 6-mujorin e dytë
Ndërsa ekonomia ka dhënë shenja domethënëse rimëkëmbjeje pas mesit të vitit të shkuar, treguesi i pagës mesatare në ekonomi thelloi prirjen rënëse të nisur në fillim të vitit 2014. Ky tregues shënoi rënie vjetore me rreth 5% dhe 6.6% në terma norminalë dhe realë në këtë periudhë.

Të dhënat vijnë përmes Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2014, të publikuar dje nga banka e Shqipërisë pa praninë e kamerave. “Rënia e treguesit të pagës për sektorin privat ka qenë me bazë të gjerë, e vërejtur në degët kryesore të ekonomisë si industri, ndërtim dhe shërbime.

Ecuria e pagave reale dhe e produktivitetit të punës u reflektua në frenim të dukshëm të ritmeve vjetore të treguesit të kostove të punës për njësi të prodhuar (0.6%)” thekson më tej raporti. Nga ana tjetër shkalla e papunësisë u reduktua me rreth 0.3 pikë përqindje, duke qëndruar në nivelin 17.4%.

Ekonomia
Trend krejt tjetër me treguesin e pagës mesatare ka shënuar zhvillimi ekonomik në vend, i cili ka shënuar një rritje të dukshme veçanërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit të shkuar. “Tkurrja e ekonomisë në tremujorin e dytë rezultoi e përkohshme dhe aktiviteti ekonomik u rrit me 3.3% në tremujorin e tretë” theksohet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Të ardhurat buxhetore kanë regjistruar ritme të larta dhe të qëndrueshme rritjeje përgjatë gjithë periudhës. Deri në fund të 11-mujorit të parë, të ardhurat buxhetore ishin rreth 329.2 miliardë lekë, ose 12.6% më të larta nga një vit më parë. “Rritja e totalit të të ardhurave i dedikohet pothuajse tërësisht të ardhurave me karakter tatimor” thekson raporti i politikave monetare.

Sektorët
Raporti i Bankës së Shqipërisë thekson se me përjashtim të transportit, i cili është ndikuar nga falimentimi i kompanisë “Belle Air”, të gjithë sektorët e tjerë kanë shënuar ecuri pozitive.

Kontributin më të madh në zgjerimin e aktivitetit ekonomik e dha sektori i shërbimeve, me 1.9 pikë përqindje. Rritja e vlerës së shtuar në këtë sektor u ndikua nga zgjerimi i shpejtë i degës së tregtisë. Sektori prodhues kontribuoi me 1.4 pikë përqindje në rritjen e vlerës së shtuar totale.

Aktivitetet e këtij sektori – ndërtimi, industria, dhe bujqësia - e rritën vlerën e shtuar në ekonomi përkatësisht me 0.8, 0.4 dhe 0.2 pikë përqindje.

Ecuria e sektorit të industrisë rezultoi pozitive në tremujorin e tretë të vitit. Vlera e shtuar e aktivitetit industrial shënoi rritje vjetore me 2.4%, pas rënies me të njëjtën normë në tremujorin e dytë.

Vlera e shtuar nga dega e ndërtimit shënoi një rritje vjetore me 7.5%, ndërsa aktivitetet e bujqësisë, gjuetisë dhe pyjeve, shënuan një rritje vjetore me 1.2% të vlerës së shtuar në tremujorin e tretë të vitit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat

Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat