Budallaqja nuk i fsheh ndjenjat!

Budallaqja nuk i fsheh ndjenjat!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

- Edhe nëse je e motivuar politikisht, kur udhëhiqesh nga mllefi, dukesh sikur ke diçka personale me Edi Ramën, sepse ne nuk e dimë që keni pasur ndonjë problem politik mes vete!

- Vjosa Osmani e urren Edi Ramën për hatër të Albin Kurtit.
Kurse, Albin Kurti e shfrytëzon Vjosa Osmanin si 'ushtare të tërbuar' kundër kundërshtarëve të tij, që janë të gjithë.

Albin Kurti e di se Vjosa Osmani është e vetmuar dhe ekziston vetëm përderisa i shërben verbërisht agjendës së Albin Kurtit.

Votat e saj janë vota të Vetëvendosjes, edhe
Like-t që i merr sot janë Like të Vetëvendosjes.

- Vjosa Osmani flet për pavarësinë e Kosovës, por ende nuk e di se çfarë ndjenje është të jesh i pavarur, sepse nuk ka guxim të pavarësohet nga Albin Kurti.

- Është 'rivalitet falls' rivaliteti i saj me Edi Ramën. Njësoj siç është falls - rivaliteti i Albin Kurtit me Edi Ramën.

- Edi Rama sot u 'masakrua' me një prerje të vrazhdtë nga fotografia e Presidentes.
Është photo-masakër.
Sikur ta fshinte nga foto do ta quanim 'dëbim fotografik', por ajo e preu në mes si 'Sharra'.

Derisa Edi Ramën e preu dhe e griu përmidis në foto, përballë e kishte Vuçiqin, të cilin e shikonte në kapak të kresë dhe i buzëqeshte, porse Vuçiqi e mbante kokën ulur dhe nuk ia kthente buzëqeshjen.

- Kurrë nuk është dukur më e mjerë, më patetike, dhe më 'femër' sesa sot.
Nuk ka gjë që të bën të dukesh çorode më shumë se sa urrejtja.

- Urrejtja pra, duhet të mbahet fshehur.
Sepse, nuk ka shëmti më të madhe se sa shprehja e urrejtjes.

- Njëherë m'u pat flug' njani n'Ulqin, nuk më linte të lahem prej ngacmimeve, dhe në atë moment i pata thënë: Dil prej detit.

- Duke ikur nga Edi Rama, Vjosa Osmani iu ngjit kancelarit gjerman, veç çka nuk iu ul në prehër.

Dukej si unë në Ulqin kur veç çka nuk u pata mbytur duke ikur nga vardisësi ujor!

- Të jesh një zonjë e madhe është zor, e kuptoj, por të bësh sikur je një zonjë e madhe është lehtë: Thjesht udhëhiqesh nga racio e jo nga ndjenjat.

- Çfarë Presidentie është kjo që i shërben një sharllatani si 'hakmarrëse me pagesë'!

- Asnjë armik nuk do të mund ta bënte të dukej kaq e thjesht dhe e pavlerë, sikur që e bëri sot Vjosa Osmani vetveten të duket ordinere.

Mllefi këtë 'mision' e ka - të poshtëron.

- Komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës është një 'ushtare' e veteranit të rremë - Albin Kurtit.

Ky është ptoblemi i saj, e jo Edi Rama.
Problemi i saj është Albin Kurti.

Për shkak të tij, sot u bë qesharake dhe dramatike dhe për shkak të tij llogaritet veç si Presidente e Vetëvendosjes, të cilët të mbajnë në ethe me kërcënimin e braktisjes.

P.S. 'Ai që të ka zemëruar - të ka pushtuar'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 12/06/2022 12:36

    Te lumte Kimete, urime per shkrimin, sidomos fjalia e fundit

    Përgjigju
  • tirona: 11/06/2022 22:51

    'Ai që të ka zemëruar - të ka pushtuar' SH.BUKUR , FJALI E THELLE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!