Buffon u tërhoq nga futbolli, Capello: Portier i madh, por ka pasur vetëm një defekt

Buffon u tërhoq nga futbolli, Capello: Portier i madh, por ka pasur vetëm një defekt

Gianluigi Buffon dhe Fabio Capello

Gianluigi Buffon, legjenda e Juventusit dhe Italisë u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare. Pas 28 viteve karrierë dhe një morie me trofe, portieri italian vendosi të "varte dorezat në gozhdë".

Në lidhje me këtë vendim ka folur edhe ish-trajneri i tij te Juventus, Fabio Capello. Sipas tij, Buffon është një portier i madh që kishte vetëm një defekt, kishte frikë nga bletët.

"Unë kam pasur fatin ta trajnoj Buffon, është një portier i madh dhe një person i shkëlqyer. Për mua është në të njëjtin nivel me Dino Zoff, të dy kishin aftësinë që me anë të personalitetit, por edhe kapacitetit teknik t’i jepnin qetësi mbrojtësve. Megjithatë, edhe Buffon e kishte një defekt; kishte frikë nga bletët", shprehet me humor Capello.

E ardhmja e Buffon tanimë do jetë në stolin e kombëtares së Italisë, si ndihmës i Roberto Mancinit. Me përvojën e gjatë, grintën dhe vendosmërinë e treguar, te Italia janë të sigurt se Buffon do përmirësojë portierët e kombëtares së kaltër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur