Bujar Nishani: Nëse ndryshon rezultati i zgjedhjeve në favor të PD, do t’i kërkoj falje Bashës dhe do largohem nga politika

Bujar Nishani: Nëse ndryshon rezultati i zgjedhjeve në favor të PD, do t’i kërkoj falje Bashës dhe do largohem nga politika

Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

Ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani, deklaron se nëse merret vendimi për të ndryshuar rezultatin e zgjedheve të 25 prillit ai do të largohet nga politika.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafokut, Nishani bëri një pretim publik duke thënë se nëse pas ankesave të PD merret vendimi për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, ai do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës.

“Nëse pas ankesave të PD-së merret vendimi të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve në favor të PD unë do largohem përfundimisht nga aktiviteti politik. Do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës, nuk do flas kurrë më publikisht dhe do merrem vetem me jetën time private, por jo më atë publike. Nuk do flas më” tha ai.

Nishani deklaroi se pavarësisht ankesave për parregullsi, rezultati i zgjedhjeve nuk ka për të ndryshuar dhe përpjekja e Bashës për të justifikuar humbjen e PD në zgjedhje është vetëm për të mbrojtur veten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë