Bujar Nishani: Një opozitë që do të mobilizojë masivisht popullin në shtator apo që do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale?

Bujar Nishani: Një opozitë që do të mobilizojë masivisht popullin në shtator apo që do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale?

Lulzim Basha

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, dokumenti më i rëndësishëm, gjykimi më i drejtë dhe vlerësimi më real (mbi debatin e atyre zgjedhjeve) pritej të ishte Raporti Final i Monitorimit të Zgjedhjeve prej ODIHR ! Po aq rëndësi kishte edhe reagimi e reflektimi i politikës shqiptare mbi këtë RAPORT !

Reagimi i maxhorancës socialiste nuk ka vlerë për tu analizuar! Ai ishte ashtu siç pritej, QESHARAK !

Problemi dhe shqetësimi që pason është vetë standardi i Raportit dhe reagimi i opozitës së djathtë për atë raport !

Raporti i ODIHR dhe reagimi i opozitës janë oportunistë dhe kontradiktorë !

Për të argumentuar dhe provuar këtë po rendis veç 2-3 momente nga vetë Raporti që na thonë shumë për Oportunizmin dhe Kontradiktën e tij !

(referimet po i vendos në origjinal, për të qenë korrekt politikisht)

Raporti na thotë se ;

“Despite the constitutional and electoral reforms in 2020, several previous ODIHR recommendations remain unaddressed”,

Pra zgjedhje u zhvilluan pa u përmbushur as rekomandimet e dhëna më parë nga vetë ODIHR !

Mjafton ky paragraf për të vlerësuar gjithçka ka ndodhur më pas !

Sipas kësaj gjetje kuptojmë se maxhoranca është tallur, opozita ka pranuar kokulur talljen e maxhorancës, ODIHR e kapërdiu injorimin ndaj tij dhe tashmë e kalon si gjetje formale !!!

Ky është Oportunizëm i pastër për të relativizuar skandalin me zgjedhjet në Shqipëri !

Raporti po ashtu thotë se ;

“The parliamentary elections were held following a breakthrough political agreement achieved in June 2020, which was followed by electoral reform”

“Following an open, inclusive and deliberative process,…..These….., provided for additional regulatory safeguards against the misuse of public resources,………,”

Pra opozita ka garantuar se legjislacioni i prodhuar me kontributin e saj nuk do mundësonte përdorimin e pasurive publike nga qeveria !!!!!

Pas kësaj kuptohet fare qartë reagimi oportunist dhe hipokrit i opozitës pas daljes së Raportit. Reagim që tenton të fshehë fiaskon dhe përgjegjësinë e saj për shërbimin që i bëri qeverisë duke u përdorur si fasadë në marrëveshjen e radhës me Edi Ramën, për manipulimin që do të realizonte pushteti gjatë zgjedhjeve !

Një moment tjetër që po nënvizoj nga Raporti është se ;

“The implementation of measures for breach of COVID-19 related regulations was not applied consistently by the police, and non-compliance with COVID-19 regulations during most events was tolerated.

In other cases, sanctions were applied, with fines affecting the independent candidates disproportionately and contributing to legal uncertainty”.

Kjo gjetje do të thotë se kjo tjetra ;

“Fundamental freedoms were by and large respected, and electoral subjects could campaign freely”, është kontradiktore me sa thotë për disproporcionalitetin dhe standardin e dyfishtë ndaj kandidatëve të pavarur apo ata jashtë dy partive të mëdha !

Me këtë sa më sipër ODIHR nuk mund të na thotë se ;”liritë themelore u respektuan gjerësisht dhe subjektet garuan të lirë”.

Blerja e votave (që e thotë edhe ODIHR) e rrëzon tërësisht këtë gjetje të ODIHR dhe e përshfaq kontradiksionin !

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike ju ka deklaruar shqiptarëve se 25 prilli ishte një masakër elektorale !

L. Basha ka deklaruar para demokratëve se ; “tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”,…., “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.

Mbetet për tu parë nëse opozita do të mobilizojë masivisht popullin më shtator apo do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale?

A do ti heqë oksigjenin regjimit “një minutë e më parë” apo do të vijojë si një fasadë e pushteteve dalë prej masakrës mbi opozitën ?

Përndryshe është kontradiktore dhe bashkëpunëtore në masakër. Koha po ecën!!!!!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë