Tokat bujqësore/ Ja kategoritë e reja që kanë tokën në përdorim dhe fitojnë pronësinë

Tokat bujqësore/ Ja kategoritë e reja që kanë tokën në përdorim dhe fitojnë pronësinë

Me një vendim të ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka hapur rrugën që të përfitojnë pronësi mbi tokat bujqësore që kanë aktualisht në përdorim, por Kadastra nuk ua regjistron për mungesë dokumentacioni, edhe për disa kategori të tjera banorësh të zonave rurale. Qëllimi është përfundimi i procesit të kalimit të tokave bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të privatëve, një proces që zvarritet prej vitesh. 

Të shpërngulurit 

Sipas rregullave aktuale në fuqi, përdoruesve faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët nuk kanë qenë pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), mund të marrin tapinë e saj në rast se paraqesin në njësinë e qeverisjes vendore: kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë marrë në përdorim nga komisionet e ndarjes së tokës; planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët; certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes vendore, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese ose individi, në favor të së cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, të cilë nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre që prej kësaj date; dokumentacionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave dhe aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë.

Pra, VKM e deritanishme përjashtonte nga përfitimi i pronësisë personat që përfshiheshin në certifikatën familjare, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, por që të mos e kishin ndryshuar vendbanimin e tyre që prej kësaj date.

Sipas VKM-së së miratuar më datë 22 maj 2019, por që do të hyjë në fuqi kur të publikohet në Fletoren Zyrtare, tani e tutje edhe këta persona që kanë ndryshuar vendbanimin më pas do të kenë mundësinë të përfitojnë tapitë.

Ish-punonjësit e NB-ve 

Nga ana tjetër, VKM e re pranon që familjet bujqësore ose individët, përdorues faktikë të tokës për veprimtari bujqësore, që kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, të cilët nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991 paraqesin në bashki dokumentat si më poshtë: kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë në përdorim faktik për veprimtari bujqësore; planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim faktik, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët.

Në rastet kur përdoruesit faktikë janë në pamundësi financiare për hartimin e planvendosjes së ngastrave të tokës bujqësore që kanë në përdorim, ato kryhen me shpenzimet e bashkive nëpërmjet topografëve të vet; certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, në datën e transferimit të gjendjes civile në fshatin ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi; dokumentacionin që vërteton se janë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991 dhe vërtetimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, DAMT-ja dhe bashkia, ku kërkuesi ka pasur regjistrimin e gjendjes civile në datën 1.8.1991, se nuk është trajtuar me tokë në pronësi apo përdorim.

Banorët e fshatit

Po kështu, edhe një kategori tjetër përfiton tapitë. Është fjala pë rata banorë të fshatrave ku kishte NB, por që nuk ishin punonjës të saj. VKM përcakton se familjet bujqësore ose individët, përdorues faktikë të tokës për veprimtari bujqësore, që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, por të mos kenë përfituar më parë tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, paraqesin, në bashki: kërkesën për pajisjen me AMTP për tokën që e kanë në përdorim faktik për veprimtari bujqësore; planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët.

Në rastet kur përdoruesit faktikë janë në pamundësi financiare për hartimin e planvendosjes së ngastrave të tokës bujqësore që kanë në përdorim, ato kryhen me shpenzimet e bashkive nëpërmjet topografëve të vet; certifikatën familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes vendore, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, në fshatin ku gjendet toka, objekt i kalimit në pronësi; vërtetimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe DAMT-ja, në juridiksionin e të cilave gjendet toka bujqësore, se nuk është trajtuar me tokë në pronësi apo përdorim.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë