Bullgarët, serbët dhe turqit s’i pranojnë rezultatet e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut
Pamje gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të premten ka reaguar lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë c duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare.
Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë.
“Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve të shtetit fqinj nuk janë të numëruar aktivisht.
Sipas informacioneve, të dhënat për ta janë mbledhur nga një bazë e duhur informative, por pa u theksuar përkatësia e tyre etnike dhe fetare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Rezultatet e regjistrimit i kontestuan të premten edhe Partia Demokratike e Serbëve dhe komuniteti serb në Maqedoni. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 26 mijë serbë apo 1.3 për qind.
Edhe pakica turke ka thënë se nuk i pranon rezultatet pasi pretendon se turq ka më shumë se shifrat zyrtare prej rreth 75 mijë personave apo 3.84 për qind.
Komisioni Evropian konsideron se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është realizuar, sipas të gjitha standardeve evropiane. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha të premten se “ligji dhe metodologjia në të cilën bazohet përgatitja, organizimi dhe zbatimi i regjistrimit ishin në përgjithësi në përputhje me standardet përkatëse të përcaktuara me legjislacionin statistikor të Bashkimit Evropian”.
Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në rezultatet e publikuara më 30 mars, jetojnë 1,836,713 banorë apo rreth 10 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2002. Prej tyre 58.44 për qind maqedonas dhe 24.3 për qind shqiptarë./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39