SOFJE, 10 mars /ATSH-AFP/ - Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë paralizuar një pjesë të vendit që prej ditës së shtunë, sipas një bilanci të publikuar sot.
Trupi i një 65-vjeçari u gjend pranë një stacioni autobusi në një fshat në rajonin Kardjali. Një person tjetër kishte humbur jetën si pasojë e një infarkti ndërkohë që po postronte rrugët në Stara Planina, sipas informacioneve.
Rreth 600 lokalitete kanë mbetur pa energji elektrike në jug të vendit për të katërtën ditë radhazi, për shkak të ndërprerjes së linjave elektike si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave, më të rëndat që prej 20 vitesh, sipas operatorëve.
Autoritetet e rajonit i tremben përmbytjeve pas shkrirjes së dëborës në javët e ardhshme./
/ec/  a.jor.