/ATSH-AFP/ - Trashëgimia e rreth 6 000 zyrtarëve publikë bullgar do të shqyrtohen me imtësi në kuadër të një programi të ri të luftës kundër korrupsionit, njoftoi sot zëvëndëskryeministrja, Meglena Kouvena.
Një këshill kombëtar i politikës anti-korrupsion do të ngrihet për shqyrtimin e deklaratave të pasurive për këto personalitete, ministra, deputetë, krerë të agjencive rajonaledhe zyrtarë të këshillave rajonalë, të cilët shpeshherë shfaqin një nivel më të lartë jetese se të ardhurat zyrtare.
Hetimet do të drejtohen nga një njësi e specializuar e përbërë nga përfaqësues të prokurorisë, policisë dhe agjencisë kombëtare të sigurisë, sipas një strategjie që qeveria duhet ta miratojë zyrtarisht në fund të muajit.
Anëtare e Bashkimit Europian që prej vitit 2007, Bullgaria së bashku me Rumaninë, u bënë objekt i një mekanizmi mbikëqyrjeje përsa i përket efikasitetit të drejtësisë përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar.
/Shqiptarja.com