BULLGARI - Është zbuluar në Bullgari qyteti më i vjetër i gjetur ndonjëherë deri më sot në Evropë. Rreth 4 700 vjet para Lindjes së Krishtit (rreth 6 500-7 000 vjet më parë) mendohet të ketë qenë jetesa e rreth 350 banuesve të kësaj qyteze të nodhur pranë qytetit të Provadias në Bullgari.

Sëbashku me këtë zbulim është gjetur edhe një sasi e madhe ari nëntokë, disa kohë më parë. Kjo pasuri shpjegohet sot nga fakti që qyteza ka qenë e specializuar në prodhimin e kripës.

Arkeologët besojnë se banorët parahistorikë përdornin një minierë kripe brenda qytetit për ta tregëtuar dhe për të konservuar ushqimet e tyre. Në atë kohë, kripa ishte një material me shumë vlerë, i krahasueshëm me arin e kohëve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve të larta mbrojtëse të gjetura.

Gërmimet e para nisën në vitin 2005 dhe deri më sot janë gjetur disa shtëpi dy-katëshe, një varrezë, një seri objektesh shtëpiake, copëza të mureve, të strukturave të tjera mbrojtëse dhe një tempull i rrënuar.

Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)