Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, Zv. Presidenti i KE, Borrell: Të heqim veton në vendimmarrje! Vendet e Ballkanit kanë të drejtë

Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, Zv. Presidenti i KE, Borrell: Të heqim veton në vendimmarrje! Vendet e Ballkanit kanë të drejtë

Joseph Borrell

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherazi zëvendës president i Komisionit Evropian, mendon se vendimmarrja me unanimet në BE (vendosja e vetos) duhet ndryshuar. Kjo për shkak se sipas tij me vende unike që bllokojnë vendimmarrje të rëndësishme po cenohet rëndë besueshmëria e Bashkimit Evropian. Ky qëndrim i z. Borrel vjen disa ditë pasi dështoi Këshilli Evropian që të bënte Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që penalizoi edhe Shqipërinë. Menjëherë pas këtij vendimi ishte Kryeministri Rama që kërkoi të ndryshojë mënyra se si BE merrte vendimet.

Borrell në shkrimin e tij të sotëm, të botuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, shprehet se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes.

“Gjatë viteve, ne kemi parë shumë raste kur shtetet anëtare ishin të ndara për çështje të politikës së jashtme. Dhe në parim është normale që ne kemi pikëpamje të ndryshme për të filluar, duke pasur parasysh dallimet tona në histori, gjeografi dhe kulturë strategjike politike. Por ajo që ka rëndësi në jetën politike nuk është se si nis një diskutim, por si përfundon ai. Fuqia e sistemit të BE-së ka qenë gjithmonë që disi t'i kthejë ndarjet në marrëveshje. Dhe këtu ka shumë rëndësi nëse një vendim merret me unanimitet apo me shumicë të cilësuar votash. Nëse vendet e dinë paraprakisht se vendimi përfundimtar mund të merret me shumicë votash të cilësuar, ato kanë një nxitje të fortë për të negociuar dhe për të formësuar konsensusin. Nëse ata e dinë se mund të bllokojnë gjithçka, nuk kanë një nxitje për të investuar në një kompromis të shëndetshëm”,  shkruan përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

“Ne kemi parë dinamikë të ngjashme në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një vend që bllokon atë që të gjithë të tjerët mund të bien dakord – përsëri me pasoja negative për besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së”, vijon shkrimi i tij.

Sipas komisionerit Borrell vendet e Ballkanit Perëndimor, me të drejtë, kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të tyre të gjykohet sipas meritave të tyre.

“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet më parë që BE-ja deklaroi në Selanik se "e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së", kështu që një shkallë e caktuar padurimi nga ana e tyre, për të thënë të paktën, është e kuptueshme. Zgjerimi i BE-së me ato vende që janë të gatshme dhe të aftë për të përmbushur kushtet nuk është një “favor” apo një lëshim. Është në interesin tonë strategjik”, shkruan ndër të tjera Joseph Borrell.

Në samitin e fundit, teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, Bashkimi Evropian nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga vetoja bullgare. Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit. Samiti u karakterizua nga tensione, teksa edhe një konferencë e parashikuar mes presidentit Francez, Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Charles Michel presidenti i këshillit Europian është anuluar pa dhënë arsye.

I qartë ishte mesazhi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovacevski, pas zhgënjimit nga Bashkimi Evropian i cili edhe këtë herë nuk i çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të tre dolën në një konferencë të përbashkët për mediat për të shprehur zhgënjimin dhe mospajtimin pas vetos bullgare por edhe për të shpalosur unitetin si 'Ballkan i Hapur'. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd-zh: 27/06/2022 17:54

    Shkurt,vetot ne cdo organizem te ashtuquajtur demokratik ,jane rregulla antidemokratke. Bravo Borreli,nese e con deri ne fund kete qendrim te tij,ne ndryshimin real te ketij regulli ne BE. Reagimi i Borellit ,tregon se sa te drejt ka patur Rama ne qendrimet e tij dhe se fundi edhe ne nje tv francez me duket,kur thote se, pak a shume,”Shqiperia do te pranohet atehere kur te jete hequr vetoja bllokuese si rregull brenda BE”,pra shkurt eshte nje problem,ngerç i BE me rregullat e saj abdurde qe duhet te nderhyje dhe te reformoje legjislacionin e tij,jo vetem. Se psh si dhe pse u pranua te hap negocistat e antarsimit Ukraina,apo fhe Moldavia..!? Legjislacioni i tsnishem nuk ka pas parashikuar raste te tilla. Atehere ne cilen legjislacion u mbeshtet BE qe mori vendime te tilla..!? Sigurisht qe jane vendime politike dhe ne nje kohe lufte ,vendime te tilla mund te kishin perfshire dhe Ballkanin Perendimor,por jo ,u pa qarte standsrti i dyfishte,ca mund te priviligjohen ne maksimum dhe cs te tjere vazhdojne te kalojne ne “vrime te gjilperes” sikur nuk jane brenda hartes gjeigrsfike te BE dhe te nfikuar nga lufta,por i kerkohen “qiqra ne hell” edhe ne kete situate,duke vrare shpresat e ketyre vendeve dhe duke i lene te pambrojtur ndaj mafies dhe te treteve,qe kete zone t’a kene nen influencen e tyre.

    Përgjigju
  • Tepelenasi: 27/06/2022 14:02

    Nese arrihet, heqja e vetos do jete nje fitore strategjike e jashtezakonshme per Shqiperine dhe gjithe Ballkanin Perendimor. Te gjitha shtetet e rajonit duhet te shprehen fuqishem kunder ketij mekanizmi te padrejt.

    Përgjigju
  • Shume e drejte: 27/06/2022 11:27

    Te drejten e vetos ta kene vend et e zones se euros. Bullgaria, rumania vende te krimbura nga korrupsioni dhe bejne edhe si te forte per te te bllokuar.

    Përgjigju
    • Kistra: 27/06/2022 15:52

      E drejta e vetos eshte mekanizem qe favorizon shtete te caktuara dhe diskriminon shtete te tjera! Ne KS p.sh., vetoja ligjeron pabarazine ndermjet kombeve e shteteve, duke u dhene imunitet 5 prej tyre. Pra shtetet nuk jane njelloje te barabart perballe te drejtes e sistemit juridik nderkombetare.

    • artan: 27/06/2022 12:02

      as ato nuk duhet ta kene te drejten qe per interesea te ngushta personale te bllokojne gjithe EU. Shiko greqine - me maqedonine - qe beri te njejten gje per me teper se nje dekade. Kur greqia insistonte ne veton kunder maqedonise ishte ne zonen Euro dhe nga ana tjeter ishte ne prag te falimentitmit dhe po mbahej ne kembe nga paketat e ndihmave dhe leshimeve te kreditoreve europian. Veto, eshte nje mekanizem anti demokratik. Shikoni keshillin e sigureise se OKB ku nje grusht shtetetsh mund te dominojne politikat boterore me anen e Vetove te tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD