Bullgur me mish qingji
Përbërësit:
- 1 gotë bullgur kokërr madh
- 1 lgj vaj ulliri
- 4 kumbulla të thara
- 6 qepujka
- 100 gr mish qingji pa dhjamë
- 1/2 spec i kuq
- 1 lç margarinë
- 2 gota ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe margarinën. Pasi të shkrijë margarina shtojmë qepujkat dhe i kaurdisim në zjarr të ulët për 1-2 minuta. Shtojmë specin e kuq dhe më pas mishin gjysëm të zier. Shtojmë kumbullat e prera në kubikë të vegjël, me pas vazhdojmë me shtimin e bullgurit, kripës dhe ujit. I lëmë të ziejnë derisa të kenë pirë ujin. E heqim gatimin nga zjami dhe e lëmë të pushojë për rreth 20 minuta dhe më pas e servirim.
Komente

