BULQIZË - Dy nxënës të shkollës se mesme në Bulqizë janë paraqitur mesditën e sotme në spitalin e qytetit pasi kanë shfaqur shenja intoksikimi.
Nxënësit kishin temperaturë të lartë, dhimbje koke e stomaku si dhe të vjella, ndërsa paraprakisht ata dyshohet se janë helmuar nga çlirimi i gazit, lloji i të cilit ende nuk është përcaktuar.
Mësohet se dy gjimnazistët kanë luajtur në një objekt i cili u ka shpërthyer dhe ka çliruar gaz, duke sjellë helmimin e dy nxënësve.
Mjeku Shahin Kaja, pohon se gjendja e dy pacientëve është e stabilizuar, ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com