Bulqizë- Një 50 vjeçar është aksidentuar teksa ishte duke punuar në galerinë e minierës në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit do të hetohet në gjendje të lirë një 31 vjeçar administratori i firmës.
Fatmirësisht punonjësi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator në një firmë minerare.
Procedimi nisi pasi gjatë procesit të punës në galeri është dëmtuar shtetasi L.C., 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.