Një furgon me pasagjerë është aksidentuar në aksin Shupenzë-Bulqizë për shkak se shoferi i forgonit ka qenë në gjendje të dehur.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shoferi i furgonit, Elton Tafçiu, 29 vjeç banues në fshatin Kllupçisht, Dibër transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi.

Tafçiut, iu bë testi i alkoolit me aparatin “Drager”, ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.62 Mg/L.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit Elton Tafçiu nuk ishte i paisur me Leje Drejtimi.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë i Elton Tafçiu për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com