Pas 6 ditësh janë gjetur në minierën e Bulqizës trupat e tre minatorëve kinezë që humbën jetën.
Ditë e shtunë tre minatorët u bllokuan në nivelin e 21 të minierës për shkak të një shpërthimi të fuqishëm gazi.
Por, vetëm pas 6 ditë kërkimesh grupet e kërkimeve kanë arritur në nivelin 21 ku ndodheshin tre minatorët kinezë.
Trupat e tre minatorëve pritet që të nxirren rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa do të bëhet edhe ekspertiza përpara se të nisen për t'u prehur në banesën e fundit në vendlindjen e tyre.
Kujtojmë që nga shpërthimi në minierë ditën e shtunë të javës së kaluar mbetën edhe tre të plagosur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën pasi morën ndihmën e parë.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, deputeti i PD, Roland Keta kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë.
"Si qytetar dhe deputetet u shpreh ngushëllimet familjeve të kinezëve, pasi është një ngjarje e rëndë.
Institucionet duhet të analizojnë rastin dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë" deklaroi ai.
/Shqiptarja.com