BULQIZË- Pas pesë ditësh janë ndërprerë kërkimet për 3 minatorët kinezë të bllokuar.

Grupi i kërkimit arriti deri në nivelin e 17-të të minierës, ndërsa 3 minatorët kinezë janë të bllokuar në nivelin e 21-të prej disa ditësh pas shpërthimit të gazit.
 
Sipas grupit të kërkim shpëtimit operacioni për 3 kinezët do të rinisë sërish shumë shpejt.
 
Shanset që tre kinezët të jenë gjallë janë thuajse zero.
 
Veç tre minatorëve të bllokuar nëntoke, të cilët kanë humbur jetën, mbeten të plagosur edhe tre minatorë të tjerë.


dy.b/shqiptarja.com