BULQIZE - Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Fushë-Bulqizë.
 
Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të banesës së 54 vjecarit me iniciale F.D i cili është administrator i një galerie Kromi.

Policia bën me dije se një lëndë plasëse në pjesën e pasme, i është vendosur automjetit tip Audi Q7 në pronësi të 54 vjeçarit.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti dhe fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka.

Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

tritol fushe kruje
 (Makina Audi Q7 që iu vendos lënda plasëse, në pronësi të 54 vjecarit F.D)

Shkak dyshohet konkurrenca
Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve ndërsa dyshohet konkurenca.

tritol fushe kruje


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com