FRANCË - Ka pasur një bum shitjesh për modelin e kaskës së motorrit që mbante presidenti francez François Hollande gjatë takimeve të tij të fshehta me aktoren Julie Gayet dhe kjo kaskë me të cilën Hollande është fotografuar, është cilësuar si shumë e sigurtë.
Idea figurative që lind natyrshëm tek konsumatori është se nëse kjo kaskë ka mbrojtur kokën e njeriut që me trurin e tij drejton një vend, atëherë do të jetë shumë e dobishme edhe për një qytetar çfarëdo.
Këto ditë në të përditshmen franceze "Libération" doli edhe një letër-reklamë e firmosur nga Thomas Thumerelle, që është edhe titullari i ndërmarrjes që ndërton kaskat e markës Dexter. Me anë të kësaj letre, Thumerelle do të falenderojë presidentin Hollande, për një reklamë të mirë që ai i ka bërë pas fotove të publikuara në revistën `Closer`.
Bëhet fjalë për një kaskë normale, por që përmban edhe sistemin e komunikimit bluetooth.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com