“Në fillimin e konferencës u përballëm me përjashtimin e tre ambasadorëve tanë në Romë, Londër e Sarajevë Ky është një akt hakmarrje politike. Mesazhi politik i kësaj konference vijoi edhe dje me fjalën e kryeministrit Rama. Rama ka problem me imazhin e tij në Europë, por kjo nuk vjen nga qëndrimi i trupave diplomatikë jashtë vendit, por nga qëndrimi i tij deri më tani. Kjo lidhet me qëndrimin e tij për 3 ligjet, për pengesat në liberalizimin e vizave. I kanë përjashtuar ambasadorët nga disa detyra, ata nuk shoqërojnë më zyrtarët në vizita. Nga 15 kandidatura për ambasador në këto muaj, më shumë se gjysma janë politikë, jashtë qëndrimit të karrierës.
Deputeti i PD-së, më tej është shprehur se në këto muaj qeverisje, e majta e ka shkatërruar trupën diplomatike me emërimet e saj politike.
Sa i takon protestave në Maqedoni, Bumçi tha se ndan të njëjtin qëndrim me atë të shprehur dje nga PD, duke u shprehur se “Palët duhet të ulen dhe të bisedojnë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)