Bumi turistik për 2023, Gjokutaj: Ka informalitet të lartë, të ndërtohet sistem për administrimin! Çoçoli: Janë 4.4 mld euro që janë sjellë në Shqipëri

Bumi turistik dhe përkthimi i të ardhurave nga ky sektor në ekonomi ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj.

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, u shpreh se sektori i turizmit ka informalitet të lartë. Në mënyrë që të kemi një turizëm të qëndrueshëm, sipas ekspertit duhet të ndërtojmë në sistem dhe ta mirë administrosh në mënyrë që të vjelësh të ardhura nga turizmi.

‘Sa i përket turizmit Shqipëria ka informalitet të lartë. Politikat nuk kanë qenë konsistente janë strategjitë por nuk janë konsistente. Është një qasje sezonale. Nuk flasim për një truizëm të qëndrueshëm, por një kuriozitet për të vizituar një vend si Shqipëria. Sa na krijojnë ndotje, sa na krijojnë problem me sigurinë? Sa na ndikuan tek çmimet?

Duhet të ndërtosh sistem. Merita është ta administrosh dhe nga ana tjetër të marrësh masa që ta vjelësh këtë turist. Shteti kur të vij duhet të dihet si do ta administrojë. Ku është nisma agroturizmit për 100 fshatrat? Ku është infrastruktura? Janë 82% të pamenaxhuara të ujërave të ndotura.’- tha Gjokutaj.

Por eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se turizmi ka sjellë shumë të ardhura për familjet shqiptare. Me tej Çoçoli thekson se shifrat në turizmin nuk janë ‘bumerang’, por do të ketë sërish edhe për vitet e të ardhshme.

‘Jemi rezistentë si ekonomi. Ne vijmë nga një tërmet. Ende i mbajnë mbi supe pasojat, por ashtu kaluam edhe një pandemi. Ishte e destinuar ekonomia jonë të shkëlqente pa ngrohur.  Ekonomia akoma vijon që të vuajë pasojat e tërmetit dhe të pandemisë. E kishim 2.8 mld eurot e matura të sjellura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar dhe i kemi sipas të dhënave paraprake 4 mld. Ke 28 mijë familje shqiptare që kanë dhënë me qira dhe kanë bërë shumë mirë ajo është e ardhur. Ajo nuk është e regjistruar, por ama pjesa më e madhe vakti që u është dhënë nuk ka pasur faturë. Nuk jam dakord që është bumerang, që na erdhën dhe nuk do të vijnë më. Jo është ajo Word Of Mouth. Edhe prenotimet e tanishme, janë tregues.’- tha Çoçoli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja