60 banesa në fshatin e Darragjatit në Njësinë Administrative të Dajçit të Bregut të Bunës rrezikohen të përmbyten, pasi lumi ka gërryer argjinaturën dhe kjo e fundit rrezikon të shembet.
 
Sipas banorëve të kësaj zone në rast se nuk ndërhyhet menjëherë për riparimin e argjinaturës, vërshimi i ujit përmbyt të gjitha banesat e Darragjatit, por jo vetëm.


Argjinatura që ndodhet në fshatin Daragjat të komunës Dajç në Nën-Shkodër pas përmbytjeve të 2011-ës u rikonstruktua, por përsëri është dëmtuar.
 
Zona ku është dëmtuar argjinatura ka qenë një nga pikat kryesore në të cilën prurjet e lumit Buna dhe Drin, që bashkohen pak kilometra pa mbërritur në Daragjat, kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetra fshatrave në NënShkodër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)