Kryetari i Komisionit të Jashtëm gjerman kritik ndaj Shqipërisë: Duam të shohim rezultatet për negociatat

Kryetari i Komisionit të Jashtëm gjerman kritik ndaj Shqipërisë: Duam të shohim rezultatet për negociatat

Gunther Krichbaum

Pas vendimit të KE për dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ka ardhur reagimi i parë nga Berlini, një nga tre shtetet skeptike. Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave.

Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë.

Gunther Krichbaum

Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum gjatë vizitës në Shqipëri edhe qershorin e kaluar ishte mjaft kritik me qeverinë, ndërsa shumica akuzoi opozitën për lobim kundër Shqipërisë. Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme.

Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.  Dhe, nëse ajo është për fillim të menjëhershëm të negociatave apo jo, këtë shpresojmë ta mësojmë javën e ardhshme, kur të takohet në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 18/04/2018 15:55

    Un jeton tore gjoleka jetoi në Gjermani e ky krichbaum është një rot kaçkavalli e ka mush xhepin mir nga lul shal ngjitmi e flet në interes të lules ky është një i huaj e ky duhet të flasi me parime jo të mbaj krahun e partis kriminele po që luli është hajdut e kriminel e di ky idjoti që i mban anën lul shalngjitmit.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 18/04/2018 15:06

    Faleminderit Basha qe ke lobuar per hapjen e negociatave.

    Përgjigju
  • Beni: 18/04/2018 13:57

    Duke jetuar mbi 20 vjet ne gjermani çuditem se ky Krichbaum më shumë njihet në shqipëri nga partia demokratike se sa në gjermani??!!?!?!??? Ky është Nobody si dhe Basha që mundohet te nxjeri perfitime politike nga ky dhe në kurriz te ardheut. I paturp

    Përgjigju
  • Aleatet: 18/04/2018 13:22

    Kryeministri Rama te mosdehet nga sukeset,te bashkpunoje jo vetem me opoziten por dhe me aktor te tjer politik.Te lere propoganden bajate te tepsise,kusise e kazanit te medjes,te ndigjoj zerin e lire te njerzeve te thjesht,qe e sollen ne pushtet.Dot vij shum shpejt zgjedhjet e 2019,sic po vepron ka shancen e humbjes thell.Populli Europa dhe Amerika nuk dot lejoj te vidhet apo te blihet vota,sic u vepru ne zgjedhjet politike 2017.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 18/04/2018 15:08

      Dukesh qe he nga ata qe do hapjen e negociatave, po jo per BE po ato te Çadres, nje qeveri e perbashket PD-PS

  • Populli: 18/04/2018 13:06

    Shume e drejte:ndeshkimet nuk duhet te fillojne nga fundi por nga fillimi,ndodhet jashte krye krimineli sali,nuk mjafton por pike turpi LEH,SHAN per dite sikur sapo ka rene nga qelli,prandaj dhe masat e gjera popullore jane skeptike me vetimgun -sa me pare drejt gjyqit simbas kohes se krimeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet