Bunkerët e diktatorit paranojak, Enver Hoxha, sot përbëjnë një telash kombëtar. Kështu shkruan revista agjencia e huaj Wired, e cila sjell një kolazh fotosh të bunkerëve në disa vende aspak të përshtatshme.
Një bunker në mes të pallateve, një tjetër në mes të varrezave, por edhe bunkerë të tjerë që gjenden në breg të detit, eshte panorama qe na sjell "Wired". Kjo agjenci shkruan se si rezultat i paranojës së diktatorit të egër Enver Hoxha, në Shqipëri u ndërtua nga 1 bunker për 4 frymë.
"Të huajt janë të mahnitur pas bunkerëve, por për vendasit ata janë thjesht një bezdi", - thotë David Galjaard, autor i fotove.
Agjencia Wired sjell në vëmendje se sot në Shqipëri gjërat kanë ndryshuar. Nga një vend i izoluar, Shqipëria është kthyer në një vend ekstremisht pro perëndimor. Në këtë sens, agjencia përmend faktin se në Fushë Krujë gjendet një statujë e Xhorxh W. Bushit.
Autori i fotove Galjaard vizitoi Shqipërinë tri herë gjatë një periudhe 18-mujore, dhe thotë se është intriguar shumë nga ajo, që ka parë në Shqipëri.
/Shqiptarja.com