GREQI-Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes të cilëve 3 shqiptarë, njëri prej tyre pjesë e grupit famëkeq “Lions”.
Ndaj 5 të arrestuarve janë ngritur akuza për organizim kriminal, tentativë gjobvënieje, dhunë ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor si dhe shkelje të legjislacionit për armët. Të arrestuarit janë Ukshim Hoti, 41 vjec nga Tirana, Roland Kadiu, 43 vjec nga Klosi, Nexhmi Murataj, 42 vjec nga Kota e Selenicës si dhe një 34-vjecar grek e një 38-vjecar egjiptian. Policia ka arritur të lokalizojë të dyshuarit, në orët e mbrëmjes së pardjeshme, datë 12.02.2025, në një dyqan në Kato Patisia, Athinë, ku janë ndaluar dhe arrestuar, pavarësisht reagimit të tyre fillestar të dhunshëm.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për persona që qarkullonin me automjete nëpër Patisia, Kypseli dhe Agios Panteleimonas, duke u kërkuar para pronarëve të dyqaneve për “mbrojtje”. Në fakt, kërcënimet që ata kanë përdorur dhe dëmi që u kanë shkaktuar dyqaneve, së bashku me përmasat fizike të shtuara, kanë penguar pronarët të bëjnë denoncim.
Nga kontrollet fizike, si dhe nga kontrollet e kryera në banesa, janë gjetur dhe sekuestruar 2 makina dhe motoçikleta, si mjete për lehtësimin e veprimtarive të paligjshme, 5 thika të palosshme, 2 këllëfa, pistoletë, jelek luftarak, jelek antiplumb, kapele, maskë, doreza, shënime të shkruara me dorë, me adresa, emra dhe shuma numerike, 8 celularë dhe 6.900 euro.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
73.5%
-
Jo
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.9%
Vota total: 2914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia propozon qendra riatdhesimi në Afrikë për të frenuar emigracionin e paligjshëm
18 Shkurt, 17:18
-
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, gjatë krimit në dhomë ndodhej edhe Alket Rizai! Misteri mbulon ngjarjen
16 Shkurt, 18:18
-
Stuhitë e forta dhe pluhuri Afrikan godasin Greqinë, pezullohet lundrimi në të gjithë vendin
15 Shkurt, 17:20
-
Greqi/ 'Bosi i mafias shqiptare' në burgje merr përsipër plagosjen e Dhimo Meçit: Urdhërin e dhashë unë
15 Shkurt, 08:17
-
I arratisur prej 8 vitesh nga burgu grek, 40-vjeçari shqiptari në stacionin e autobusëve
13 Shkurt, 22:33
-
Aksident i rëndë në Greqi, automjeti me 3 të mitur përplaset me një pemë! Humb jetën një 15-vjeçar, në makinë edhe një shqiptar
13 Shkurt, 21:34
-
Fermerët grekë zhvendosin protestat e tyre në Athinë! Demonstruesit vendosin të kalojnë natën në sheshin Sintagma
13 Shkurt, 20:54
-
Ministri Salla vizitë zyrtare në Athinë, flet për median greke: Në fokus bashkëpunimi 2-palësh në fushën e bujqësisë! Zbardhet axhenda e takimeve
13 Shkurt, 15:47
-
Vrau të burgosurin pakistanez, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi
13 Shkurt, 11:36
-
Takimi në Ankara/ Erdogan: Kemi çështje të ndërlikuara, por jo të pazgjidhshme! Mitsotakis: Është koha të heqim çdo kërcënim
11 Shkurt, 19:36
-
Greqi/ Rrezikoi jetën pasi ra në shatërvan, përmirësohet gjendja e 2-vjeçares shqiptare
11 Shkurt, 17:41
-
Greqi/ Thika e leva, përleshje e dhunshme mes shqiptarëve në Athinë! 3 të plagosur rëndë
11 Shkurt, 17:10