TIRANE - Ndonëse një ditë më parë, në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, objekti i bunkerit që është ndërtuar në afërsi të Ministrisë së Brendshme, u bë epiqendra më e madhe e dhunës nga protestuesit Kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar se AI nuk do të restaurohet.
Rama mësohet të ketë thënë se bunkerit të dëmtuar nga protestuesit do t’i mbyllen vetëm pjesët e dëmtuara, për të shmangur amortizimin nga reshjet e shiut dhe pjesa tjetër do të mbetet ashtu siç e lanë protestuesit dje.

Ndonëse objektit iu vu flaka, kreu i qeverisë ka theksuar se ai nuk do të restaurohet për të riparuar pjesët e prekura nga zjarri, por do të lihet në gjendjen e shkaktuar nga demonstruesit.

I të njëjtit mendim është edhe këshilltari i tij, Artan Shkreli i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” tha se mungesa e një historie, për të cilën kaq shumë u kritikua ndërtimi i objektit, tashmë është.
Ai shkruan në facebook: “Kritika më e madhe që i bëhej bunkerit ishte mungesa e historisë së tij, pasi qe ndërtuar "ex novo". Tani ai ka një histori për të treguar...” ka shkruar Shkreli.

Bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme sapo ishte ndërtuar si instalacion artistik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ai ka një histori për të treguar"">