Aktori i njohur Italian, Raul Bova është dënuar për evazion fiskal.

Në lidhje me akuzën bëhet me dije se aktori është përgjegjës për transferimin e shpenzimeve të kompanisë menaxhuese të imazhit të tij.

Prokuroria e Romës ka kërkuar për aktorin një vit dënim me burg për transferime të disa aksioneve të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl

Bova ka paguar një normë më të ulët të TVSH që rezulton në shmangien e gati 700 mijë eurove, në mes të 2005 dhe 2011.

Raul Bova u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim, ndërkohë që prokurorët kishin kërkuar 1 vit dënim për aktorin me akuzën “Deklarim të rremë të të ardhurave”.

Sipas mediave italiane, në dënimin e aktorit, gjykata nuk ka marrë parasysh dënimin me kusht. Në aktakuzën e tij prokurori kishte kërkuar dënimin me një vit burg.

Procesi gjyqësor ka përfshirë edhe motrën dhe ish-bashkëshorten e aktorit, Chiara Giordano.

Redaksia Online
E.S/Shqiptarja.com