Burgosja e Tahirit, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Jaço: Sinjal se drejtësia po zgjohet, lajm i mirë për bizneset

Burgosja e Tahirit, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Jaço: Sinjal se drejtësia po zgjohet, lajm i mirë për bizneset

Enio Jaço

Dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço e cilëson si sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet. Përmes një postimi në Facebook ai shton se kjo s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Sipas Jaços, ku mund të jetë një fillim i gjatë në kohë.

Deklarata e plotë:

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.

Por vendimi për ish ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtuar një Kapje të saj pas viteve ’90.

Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë Besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 07/02/2022 05:20

    D.m.th. e dënuan amerikanët. Për amerikanët drejtësia funksionon kur dënohen ata që prishin pazaret e tyre sepse po qe për ata që dogjën dhe shkutërruan Shqipërinë me shoqërimin e amerikanëve në fushata (Rajerson) , nje "non grata,, dhe jemi në rregull.

    Përgjigju
  • Turi: 06/02/2022 15:17

    Super lajm per bizneset tani do vijne ata mbeturinat Amerikane si ai gjenerali Clark qe ishte drejtor i Bankers Petrolium dhe do vjedhin kete vend te pa zot dhe ju mashtroni duke thene qe u be drejtesi . Jemi vendi me i korruptuar ne planet dhe nuk e ndryshon dot asnje kete situate sepse te gjithe politikanet e vendit pa perjashtim jane llumi i botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj