‘Ali Demi’ kthehet në burg të hapur, Fehmi Sufaj për Report Tv: Të burgosurit do vuajnë dënimin sipas një plani! S' ka mbipopullime

Burgu i Ali Demit do të kthehet në një burg të hapur, pasi pas transferimit të grave që vuanin dënimin në këtë burg në Pojskë, Pogradec, ky burg mbeti bosh.

Këtë e ka bërë me dije, zv. drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve Fehmi Sufaj i ftuar në emisionin ‘Sot Live Në Shqipëri’ me Nertil Agalliu, ku tha se të burgosurit do të vuajnë dënimin sipas një plani.

“Po zbatohet regjimi i burgut të hapur dhe është nismë që është marr që në vitin 2020, dhe institucionet përgjegjësve do ta vënë në zbatim. Burgu i Ali Demit, mbeti bosh sepse gratë që ishin atje shkuan në në Pogradec. Kjo nuk ka lidhje me ata që do të vijnë nga Britania, subjektet e burgut të hapur janë dy grupe njëri grup janë ata që sipas gjykatës dënohen me më pas se një vit dhe kanë rrethana lehtësie dhe gjykata vendos që të mos ti vendos në privim lirie të plotë. 

Subjekti i dytë janë ata që janë duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së ultë dhe i kanë mbetur më pak se 6 muaj për të përfunduar dënimin dhe kanë rrisk të ulët për sigurinë dhe kanë sjellje pozitive dhe do ta vujanë aty dënimin. Burgu i hapur do të jetë i pari në vendin tonë, por jam i bindur se duhet të kemi dhe në seksione të tjera, pra dhe në vende të tjera. Thelbi i burgut të hapur është se të burgosurit e vuajën dënimin sipas një plani. Është institucion që bazohet në vetbesim dhe vetdisiplinim”, tha ai.

Sa i takon mbipopullimit në burgje ai tha se në burgje pas amnistisë nuk ka më mbipopullim.

“Mbipopullimi ka qenë para amnistisë, kurse tani pas amnistisë janë liruar nga burgjet mbi 900 të burgosur dhe ne kemi  minus 700 shtretër vakante”, tha ai.

Punonjësit e Policisë së Burgjeve do të kenë të drejtën të mbajnë armën e shërbimit edhe jashtë orarit të punës. Sufaj shpjegoi se ku konsiston ky vendim.  

 "Në përgjithësi punonjësit e sigurisë dhe që janë me uniformë kanë armë në përgjithësi. Ne e menduam që të kishin grupe të caktuara armë dhe më vonë u pa që edhe për shkak të situatës të kenë armë punonjës të tjerë të sigurisë. U kërkua një amendament u bë dhe ka dal vendimi i këshillit të ministrave që tregon se kush e mban, kur e përdor, pra është diçka teknike”, tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'