Ndërsa gjatë ditës së djeshme pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë janë dorëzuar vullnetarisht 29 armë, 2225 fishekë, 7 granata, 7 ndezës, 12 krehëra, 25 m fitil detonar zjarrpërcjellës, kjo ka vijuar edhe sot.
Në pjesën e parë të ditës ka vijuar dorëzimi në të gjithë Shqipërinë ku janë mbledhur 9 armë, 2280 fishekë dhe dy granata në Pogradec, Korçë, Mallakastër, Pukë e Kukës.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec e Korçë janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 600 fishekë. Gjithashtu në stacionin e Policisë Kufitare Shtikë janë dorëzuar edhe 550 fishekë.
Një grua në Fier dhe një burrë në Mallakastër kanë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 780 fishekë.
Në Komisariatin e Policisë Pukë janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 350 fishekë luftarakë ndërsa në Kukës një qytetar ka dorëzuar 1 pushkë, 2 granata difensive dhe municione luftarake.
Policia e Shtetit ka falenderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në dorëzimin vullnetar të armëve dhe ju ka bërë thirrje dhe një herë të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t'i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 Prill.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO