Një grua ka humbur jetën, ndërsa burri i saj është plagosur rëndë nga një aksident rrugor që ka ndodhur në aksin Burrel-Tiranë.
 
Viktima është Nadire Mura 60 vjeç, ndërsa i plagosur jashtë rrezikut për jetën është bashkëshorti i saj Xh.Mura rreth 70 vjeç.
 
Sipas policisë, 70-vjeçari ka humbur kontrollin dhe mjeti tip "Golf" me targa AA 849 JR ka dalë nga rruga duke sjellë vdekjen e 60-vjeçares.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
 
 
 
d.b/shqiptarja.com