BURREL- Shpërthimi i automjetit në pronësi të Gazmir Demës, paraditen e sotme në Burrel, ishte një atentat ndaj tij dhe familjes së tij. Ky është konkluzioni i grupit hetimor, i cili pas ekepertizës së bërë shprehet se automjetit të Demës i është vendosur lëndë eksplozive.
Sipas policisë së Burrelit, Gazmir Dema ka qenë disa herë i kërcënuar me jetë me anë të telefonatave pa numër, ndërsa vetë Dema, i ka denoncuar këto në komisariat. Mësohet se Dema ndodhet ende në ambientet e komisariatit të Burrelit, që prej orës 11:00 kur ndodhi ngjarja. Deri më tani nuk ka të dhëna lidhur me personat e dyshuar të këtij atentati, apo të arsyejeve të tij, i cili fatmirësisht nuk shënoi viktima.
Shpërthimi i automjetit tip “Ford” me targa AA373BC ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:30, para Bashkisë së Burrelit.
Vetë Dema pohoi për “A1 Report” se dëgjoi shpërthimin pak minuta pasi kishte zbritur nga makina, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, për të paguar faturën e internetit rreth 30 metra larg automjetit.
Ndërkaq ai hodhi edhe dyshimin për vendosje të lëndës eksplozive, pasi u shpreh se më 31 korrik është konfliktuar me një person të cilin e ka denoncuar në polici.

(Në foto: Pamje të makinës në flakë në Burrel paraditen e sotme)

Burrel, shpërthen automjeti,dyshime për eksploziv, s’ka të lënduar
Një automjet ka shpërthyer paraditen e sotme në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 minuta, para Bashkisë së qytetit. Mësohet se makina tip “Ford” me targa AA373BC, ishte e parkuar në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Automjeti ishte në pronësi të Gazmir Demës, i cili pohon për “A1 Report” se pak minuta pasi kishte zbritur nga makina, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, për të paguar faturën e internetit rreth 30 metra më tej, ka dëgjuar shpërthimin.
Dema dyshon se i është vendosur tritol në makinë, ndërsa thotë se me 31 korrik është konfliktuar me një person të cilin e ka denoncuar në polici.
Sakaq policia dhe Prokuroria e Burrelit kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa pronari i automjetit dha dëshminë e tij.

(Në foto: Makina e cila shpërtheu në Burrel)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com